PD: Noka e Zeneli s'krahasohen
me krimet e Roshit, Bushit e Prengës

PD: Noka e Zeneli s'krahasohen<br />me krimet e Roshit, Bushit e Prengës
Pas deklaratës së zëdhënëses së kryesisë të PS, Elisa Spiropali, se PD hesht për vetëdeklarimet e deputetëve Flamur Noka e Alban Zeneli, të cilët dyshohet se kanë bërë burg, ka reaguar Partia Demokratike. 

Në një deklaratë për mediat të shpërndarë nga selia blu thuhet se, "nuk mund të gjente Edi Rama person më të përshtatshëm për të bërë gargarë me jargët e tij, se sa Elisën e traut të ngritur, që krekoset nëpër tavolina miqsh se ka bërë 5 milionë euro për një vit në dogana".

"Po ç’turp mund të ketë Rama dhe Elisa e tij që hapën gropën më të madhe ne historinë e doganave me 1 milionë dollarë vjedhje në ditë. Syri ju sheh vetëm para, dollarë, euro, ndaj nuk arrijnë të dallojnë vrasësit, tutorët, trafikantët, nga një aksident rrugor 24 vite më parë. Elisa e traut të ngritur u përdor dhe sot për te vënë barazinë mes krimeve të tmerrshme e ç’njerëzore të Frrokut, Nokës, Bushit, Roshit, Prengës, Bardhit, me arratisjen nga Shqipëria e Ramizit. Elisa e traut të ngritur duhej të ishte në kaushin e plehrave për evazion, por me Ramën atë se kap drejtësia. Drejtësia do të bëhet, dekriminalizimi do të bëhet dhe jargët që dalin nga selia e Ramës nuk e pengojnë dot", thuhet në deklaratën e PD.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv