PD: Nuk mungojnë denoncimet
dhe dëshmitë ndaj Taulantit të Partisë

PD: Nuk mungojnë denoncimet<br />dhe dëshmitë ndaj Taulantit të Partisë
Pas deklaratës së deputetit socalist Taulant Balla ku i bëri thirrje ish-kryeministrit Berisha për dorëheqje pasi ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit për ditëlindjen e tij, vjen reagimi i Parisë Demokratike. Formulari i dekriminalizimit është konceptuar që secili prej zyrtarëve të këtij vendi t'i rrëfehet opinionit publik për krimet e rënda që mund të ketë kryer, dmth për: përdhunimet, vrasjet, trafikimin e drogës e të prostitutave. Shumë prej të cilave sipas Partisë Demokratike i ka kryer edhe Taulant Balla.

Reagim i Partisë Demokratike për deklaratat e T. Ballës: 

Formulari i dekriminalizimit, është konceptuar që secili prej zyrtarëve të këtij vendi t'i rrëfehet opinionit publik për krimet e rënda që mund të ketë kryer, dmth për: përdhunimet, vrasjet, trafikimin e drogës e të prostitutave.

Shumë prej këtyre bëmave i ka kryer dhe Taulanti i Partisë ndaj të cilit nuk mungojnë denoncimet dhe dëshmitë.

Formulari i dekriminalizimit, nuk është konceptuar që zyrtarët të rrëfejnë meritat, aktet e trimërisë apo të heroizmit të kryera kundër Sigurimit të Shtetit dhe sistemit të përdhunuesve të një kombi të tërë.

Flamur Noka në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë. Theu perden e hekurt.

Ata e kthyen e ia dorëzuan Fatmir Xhafës, i cili së bashku me Sigurimin e Gramoz Ruçit, kishin për detyrë t'i bënin hetuesinë, ta demaskonin e ndëshkonin armikun e regjur të Partisë dhe Atdheut socialist, 19 vjeçarin Flamur Noka.

Pas kësaj, fatin e tij e kishte në dorë personalisht shoku Fehmi Abdiu, kryetar i Gjykatës Popullore të Kukësit, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të administronte në dosje edhe opinionin me shkrim të Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së Kukësit, shokut Sulejman Bushati. Më tej, "armiku" 19 vjeçar Flamur Noka, kishte të drejtën, identik si Havzi Nela, t'i kërkonte mëshirë shokut Kristaq Rama, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të firmoste "ekzekutim me varje në litar".

Për fat të mirë, të gjithë sa përmenden më sipër nuk e patën kohën e duhur të mbyllnin ciklin e përdhunimit në grup të dinjitetit njerëzor dhe dëshirës për liri, pasi në dhjetor të vitit '90 u shembën e u fshehën skutave.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi