TIRANE- Çështja e reformës territoriale duket se do të fus në një ngërç të thellë opozitën dhe mazhorancën. Kjo pasi kreu i PD-së nga qytetin i Kurbinit theksoi se PD nuk do të njoh as një komision i cili do të ngrihet pa qenë pjesë opozita, dhe që të bëhet pjesë opozita, Basha ka vendosur tri kushte që për të janë janë të pa tjetërsueshme. Kësisoj, reforma administrative-territoriale po shkon drejt një ngërçi total nga ana e opozitës shqiptare. Basha theksoi se qendrimi i opozitës është i unifikuar duke lënë të kutohet se ndërmjet aleatëve të PD-së është gjetur marrëveshja për të mbajtur të njëjtën qendrim përsa i përket reformës për ndarjen e re administrative të Shqipërisë.

“Dje pas refuzimit të grupit tonë parlamentar dhe aleatëve tanë për të qenë pjesë e një farse të rrezikshme për demokracinë shqiptare, pati një votim tinëzare nga shumica e kartonëve për të ashtuquajturin komision për reformën territoriale-administrative. Ky komision është i pavlefshëm pa rivendosjen e plotë të parimit të konsesusit siç e kemi bërë të qartë në mënyrë të përsëritur bashkë me aleatët tanë. Dua t’ju bëj me dije edhe partnerëve tanë ndërkombëtare se produkti i një reforme të njëanshme arbitrare nuk mund të njihet e nuk do të njihet kurrë nga Partia Demokratike dhe nga opozita shqiptare”, tha Basha para militantëve në Kurbin.

Prania e kreut të partisë në qytetin e Kurbinit ishte për shkak të 23 vjetorit të themelimit të PD-së në këtë qytet. Në fjalën e tij Basha nuk la pa akuzuar as kreun e mazhorancës Edi Rama si edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Sipas kreut të PD-së, Rama dhe Meta po ndërtojnë një shtet mafizo. “Sa mund ta luftojë krimin një qeverisje e cila po ndërton nga themelet deri në çati një shtet mafioz.

Në mënyrë kriminale, mafioze përfaqësues të dyshes Rama-Meta vodhën serverin bashkë me 4. 5 milionë të dhëna kofindenciale të bizneseve shqiptare. Sot çdo shqiptarë e kupton se të dhënat tatimore janë kthyer në axhendë personale të interesave private të pasurimit dhe të makuterisë mbi bazën e një skemë të mirë organizuar mafioze ku bizneset në këmbim të ryshfetit do të mund të ulin apo zerojnë gjobat dhe detyrimet e tyre tatimore të çimentuar në sistemin elektronik të tatimeve”, tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij.


Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)