Partia Socialiste ka dhënë sinjale që kreu i ardhshëm i KLSH do jetë i 'vetuar'. Kreut aktual, Bujar Leskaj i ka mbaruar mandati dhe ai është shprehur se nuk ka ndërmend të kandidojë për një mandat të dytë. Ndërsa maxhoranca ka hedhur tezën e kalimit të kandidatëve për KLSH në sitën e Vettingut. Partia Demokratike ka publikuar një video, duke i bërë një pyetje Edi Ramës.

PD duke publikuar videon që flet deputeti i PS, Erion Braçe në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të KLSH, në të cilën thotë se duhet që kanditaturat të kalojnë në Veting. Duke u nisur nga kjo i drejtohet një pyetje Ramës: Pse PS pranon vetting vetem per KLSH dhe jo per kryeministrin, ministrat, deputetet?!

Edi Rama dhe Partia Socialiste duan vetting per te tjeret, por nuk e pranojne per vete.

Erion Braçe paralajmeron vetting per kreun e ri te KLSH.

Pyetja eshte pse PS pranon vetting vetem per KLSH dhe jo per kryeministrin, ministrat, deputetet?!