PD: Oligarku i Ramës po kap tenderat
njerëzit e tij në KPP shuajnë ankesat‏

PD: Oligarku i Ramës po kap tenderat<br />njerëzit e tij në KPP shuajnë ankesat‏
Grida Duma, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, deklaroi sot nga selia blu se, kompania e ndërtimit “Alko Impex” po merr tendera në mënyrë korruptive.

Për këtë, Duma akuzoi kryeministrin Rama dhe shtoi se pronari i Sadri Abazit, ka ‘kapur’ Komisionin e Prokurimeve Publike.

“Nëse je në garë me Sadriun dhe dihet se garën e ke të humbur para oligarkut të Ramës, atëherë duhet ti drejtohesh KPP-së, me ankesë. Mirëpo KPP-ja, është kthyer në një zyrë të Sadriut”, deklaroi ajo.

“A është Jonaid Myzyri, më parë menaxher i Sadriut, në një post kyç sot në Komisionin e Prokurimeve Publike? Po përfaqësuesi ligjor i Sadriut, Taulant Godroli, a ka lidhje me përfaqësuesen ligjore të KPP, e megjithatë ata përballen ne gjykatë dhe gjithnjë fiton kompania e Sadriut? Heshtja e oligarkut, e ndërmjetësit të tij Taulant, e Ramës konfirmojnë këtë formë tronditëse të korrupsionit e kapjes së institucionit kryesor të tenderimit. Ky korrupsion është arsyeja pse Rama dhe oligarkët e tij pasurohen çdo ditë e më shumë, ndërsa populli zhytet në papunësi, varfëri e mjerim, çdo ditë e më shumë”, shtoi Duma.

Deklarata e Grida Dumës
Kemi bërë publike se si oligarku i Ramës, Sadri Abazit merr dhjetëra tendera, shpallet gjithnjë fitues, me ofertën më të lartë dhe merr pothuajse fondin limit. Tendera në OSHEE, tendera tek rrugët, tendera kudo. Madje së fundmi, u zbulua se miku dhe ndërmjetësi i tij Taulant Balla, i kishte siguruar dhe nja 780 milionë lekë në Bashkinë e Librazhdit.

Më e rënda, është kapja që Sadriu i Ramës i ka bërë institucionit kyç të tenderave që është Komisioni i Prokurimeve Publike, aty ku si rregull, duhet të shqyrtohen ankesat e operatorëve të tjerë.  Nëse je në garë me Sadriun dhe dihet se garën e ke të humbur para oligarkut të Ramës, atëherë duhet ti drejtohesh KPP-së, me ankesë. Mirëpo KPP-ja, është kthyer në një zyrë të Sadriut.

Dje bëmë dy pyetje publike.

A është një ish-drejtues i kompanisë së Sadriut, Alko Impex, pjesë e KPP, pikërisht në zyrën e shqyrtimit të ankesave? A ka lidhje përfaqësuesi ligjor i Sadriut, me përfaqësuesen ligjore të KPP?

Sigurisht, Sadriu heshti, Taulanti heshti, Rama heshti.

Sot po e bëjmë më konkrete pyetjen: A është Jonaid Myzyri, më parë menaxher i Sadriut, në një post kyç sot në Komisionin e Prokurimeve Publike? Po përfaqësuesi ligjor i Sadriut, Taulant Godroli, a ka lidhje me përfaqësuesen ligjore të KPP, e megjithatë ata përballen ne gjykatë dhe gjithnjë fiton kompania e Sadriut?

Heshtja e oligarkut, e ndërmjetësit të tij Taulant, e Ramës konfirmojnë këtë formë tronditëse të korrupsionit e kapjes së institucionit kryesor të tenderimit.
Ky korrupsion është arsyeja pse Rama dhe oligarkët e tij pasurohen çdo ditë e më shumë, ndërsa populli zhytet në papunësi, varfëri e mjerim, çdo ditë e më shumë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren