PD, Olli: Veliaj emëron përgjegjës
tatimor një të dënuar për plagosje

PD, Olli: Veliaj emëron përgjegjës<br />tatimor një të dënuar për plagosje
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili sipas saj ka caktuar përgjegjësin e tatimeve një person me precedent penal.

Kryetari i këshilltarëve demokrat në Bashkinë e kryeqytetit Leonard Olli theksoi se shefi i inspektimit tatimor në terrën Artan Ligori në 2007 ka plagosur një grua.

Veliaj ka caktuar së fundmi përgjegjës në terren për tatimet një person të dënuar për plagosje me dashje. Pikërisht, ka vënë në një detyrë delikate që ka të bëjë me raportin e drejtpërdrejtë me qyterarët dhe me biznesin, Artan Ligorin, i cili në maj të vitit 2007 ka plagosur një grua. Kemi këtu vendimin e gjykatës që e ka dënuar Ligorin në tetor të vitit 2007”, - u shpreh Olli.
pd

Demokrati Olli tha se “ Standardet e Erion Veliajt, i cili po ndjek me vërbëri modelin e shefit të tij Edi Rama në inkriminimin e administratës dhe posteve kyce. E vërteta është se ai është thjesht një zgjatim i qeverisjes qendrore dhe bashkëjetesës me krimin

Kreu i këshilltarëve demokratë përfundoi akuzat ndaj Veliajt pasi sipas tij në bashkinë e Tiranës po shtohen cdo ditë personat me precedent penal.

Partia Demokratike ditë më parë ka akuzuar bashkinë e Tiranës se ka emëruar drejtorin në ujësjellës, ish-nënkryetarin e komunës Levan i cili sipas opozitarve bën pjesë në organikën e personave me precedent penalë.
 
Deklaratë e kryetarit të listës së këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli
Edhe pse nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim, asnjë reagim për inkriminimin që i bëri Bashkisë duke emëruar drejtor në Ujësjellës ish-nënkryetarin e komunës Levan autor i plagosjes në mes të ditës së dy qytetarëve me armë pa leje, Erion Veliaj vazhdon ta pasurojë organikën me persona me precedentë penalë. Veliaj ka caktuar së fundmi përgjegjës në terren për tatimet një person të dënuar për plagosje me dashje.

Pikërisht, ka vënë në një detyrë delikate që ka të bëjë me raportin e drejtpërdrejtë me qyterarët dhe me biznesin, Artan Ligorin, i cili në maj të vitit 2007 ka plagosur një grua.
Kemi këtu vendimin e gjykatës që e ka dënuar Ligorin në tetor të vitit 2007.

Eshtë dënuar për plagosjen me dashje të një gruaje, ndërkohë Erion Veliaj e bën shef të inspektimit tatimor në terren. Këto janë standardet e Erion Veliajt, i cili po ndjek me vërbëri modelin e shefit të tij Edi Rama në inkriminimin e administratës dhe posteve kyce. Kjo është një tradhëti që u bëhet qytetarëve të Tiranës, të cilët nuk kanë votuar që Erion  Veliaj ta mbushë bashkinë me autorë plagosjesh.

Degradimi në një kohë kaq të shkurtër i Erion Veliajt nuk është aspak surprizë, pasi ai ishte që në fillim një kandidat kallp dhe i gënjeshtërt. E vërteta është se ai është thjesht një zgjatim i qeverisjes qendrore dhe bashkëjetesës me krimin.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë