PD: Opozita kërkon votim dhe
numërim elektronik për zgjedhjet 

PD: Opozita kërkon votim dhe<br />numërim elektronik për zgjedhjet 
Për më shumë se dy orë Partia  Demokratike  u ka prezantuar partive të koalicionit opozitar   platformën  e saj  për reformën zgjedhore.
Nënkryetari i PD Edmond Spaho,  i cili drejtoi këtë mbledhje  tha se  është rënë dakort  me aletatë që  ti propozhet komisionit të reformës zgjedhore  votimi  dhe numërimi elektronik i votave, financimi i partive politike   nga  buxheti i shtetit, ndërsa çështje të tjera të platformës do të diskutohen javën e ardhshme.
 
Në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta që po bëjmë për hartimin e një platforme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tryeza e koalicionit të partive të djathta sot diskutoi rreth sistemit të votimit dhe numërimit dhe arritëm në konkluzionin e përbashkët për të mbështetur praktikën e votimit dhe numërimit elektronik, votimin biometrik dhe numërimin elektronik. Në tryezat e ardhshme të koalicionit do të vazhdojmë me çështje të tjera të cilat përfshijnë sistemin zgjedhor, financimin e partive politike, marrëdhëniet me mediat, depolitizimin e mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe çështje të tjera të cilat janë me interes për të gjithë partitë pjesëmarrëse në këtë koalicion“ tha ai.

Partia Demokratike  ka  hartuar një platformë përmes të cilës  synohet   mbajtja e zgjehdjeve sipas standarteve  ndërkombëtare   dhe përmes mekanizimit ligjor të shmangen  fenonemenet e  vjedhjes  apo tjetërsimit të votës.

Platfroma e opozitës së bashkuar pritet  ti propozohet komisionit të posacëm paralementar për këtë çështje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!