Ky vendim është marrë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të mbajtur mesditën e kësaj të mërkure, dhe mësohet për A1 Report nga burime brenda mbledhjes.
Po ashtu, deputetët do të marrin pjesë në seancën plenare të së enjtes edhe gjatë diskutimeve për projektligjet e rendit të ditës, ndërsa një pjesë e tyre do të denoncojnë në foltore problematikat e qytetarëve. Një tjetër projektligj që pritet të marrë votën pro të demokratëve edhe ai për përfaqësimin me 50 % të grave në parlament.
Po ashtu grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi se protesta e radhës e opozitës do të mbahet në orën 11:00 në qytetin e Shkodrës.
Në seancën e shkuar parlamentare, opozita braktisi votimin për kërkesën e Prokurorisë që kërkoi autorizimin e Kuvendit për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku në lidhje me historinë e atentatit që Doshi pretendon se ishte planifikuar gjashtë muaj më parë për vrasjen e tij dhe të demokratit Mhill Fufi, me udhër të kryeparlamentarit Meta. Mesila Doda ishte e vetmja që qëndroi në sallë dhe që dha votën e saj pro për arrestimin e deputetëve.
