PD: Ora kur programi jonë do të
ndryshojë jetët e shqiptarëve ka ardhu

PD: Ora kur programi jonë do të<br />ndryshojë jetët e shqiptarëve ka ardhu
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe Ministrin e Financave duke i clilësuar si hajdutë të 400 milionë dollarëve të vjedhur në vit në Tatime e Dogana. Në reagimin e saj Partia Demokratike është shprehur: ‘’ Ministri i Financave i Qeverisë Grabitëse të 1 miliardë dollarëve të vjedhur në vit, sipas KLSH, zgjodhi të keqpërdorë dhe deformojë programin e PD për taksat, në përpjekje të dëshpëruar për të frikësuar 623 mijë të punësuarit se, gjoja të gjithë ata do të paguajne 110 milionë dollarë më shumë taksa me prezantimin e taksës së sheshtë prej 9%’’.

Ata akuzojnë Ministrin e Financave se ka shpenzuar miliona dollarë vetëm për luks dhe bileta avioni. Partia Demokratike është shprehur se po vjen momenti kur programi i tyre do të zbatohet për të gjithë shqiptarët të cilët nuk do kenë më arsye të frikësohen për taksa të larta apo borxh publik. ‘’Në arkën e shtetit do të hyjnë edhe ato 1 miliardë dollarë që sot përfundojnë në xhepat e Edi Ramës e hajdutëve të tij me tendera e koncecionet sipas motos Vidh-Grabit-Zhvat’’, shton reagimi i PD.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta