Por jo. Gjithkush mund të jetë shqetësuar, por është një mënyrë aspak e duhur që ka zgjedhur opozita për të protestuar sot
Me një muzikë funebre, njerëz që ndezin qirinj dhe kurora që me lule me mbishkrimin nga “Populli” dhe tjetra nga Njësia nr.5 e PD-së në Tiranë, ishte kjo pamja që të ofronte çadra përballë kryeministrisë dhe që tërhoqi vemëndjen e shumë kalimtarëve, madje disa prej tyre edhe të shqetësuar për atë që kishte ndodhur.
Tapeti i kuq të çonte tek libri i shënimeve, aty ku njoftohej “vdekja e Rilindjes” e shoqëruar me një foto nga kabineti qeveritar i Ramës. Kryeministri Rama zgjodhi që të tërhiqte kandidatin e PS në Kavajë dhe pas tij dhe kandidati i pavarur, e këtë gjë opozita e ka konsideruar si një fitore për ta, dhe një fund për qeverinë.
[gallery]22157[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)