Dita e katërt e protestave në rrethe/ Tensione me policinë në Shkodër, ndërhyn deputeti i PD-së

Partia Demokratike ka organizuar protestat e radhës në rrethe. Protesta janë zhvilluar në qytetin e Durrësit, Beratit, Shkodrës dhe në Rrogozhinë. Gjatë protestës së zhvilluar në Shkodër, një moment tensioni ka ndodhur mes policisë dhe protestuesve. Policia ka kërkuar që të shoqërojë në Komisariat disa prej protestueve, por në këtë moment ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Bardh Spahia i cili pas një debati me efektivët ka bërë të mundur që banorët të mos shoqërohen. 

Ndërkohë që në autostradën Tiranë-Durrës, u bllokuan të dyja akset e autostradës për rreth 30 minuta dhe duke paralizuar trafikun në këtë artierie të rëndësihme të qarkullimit rrugor dhe aktivitetit ekonomik. 

Ndryshe nga ditët e tjera, ditën e sotme në qytetet e Korçës, Lezhës, Kavajës, Kurbinit dhe Vlorës nuk kanë dalë në protestës. Prej katër ditësh të mbështetur nga Partia Demokratike, banorët e këtyre qyteteve janë ngritur në protestë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:02
Emrat e drejtuesve të PD që bllokuan rrugën në emër të studentëve në Berat, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë (FOTO)

Pasditen e sotme u lajmëria se një tjetër protestë po ndodhte në Berat, në mbështetje të studentëve dhe kundër çmimit të karburantit. Por ata që u prezantuan si banorët e shqetësuar të Beratit, rezultojnë të jenë një grusht i vogël militantësh dhe drejtuesish të degës lokale të PD në Berat.

Mes protestuesve gjendet edhe nënkryetarja e Bashkisë Berat, Afize Skëndo. Ish kandidatja për deputete e PD që sot është zyrtare e Bashkisë së drejtuar nga aleati i saj i LSI, ka dalë sot e shqetësuar, me gjasme për studentët e Shqipërisë.

Një tjetër i shqetësuar i madh për çmimin e karburantit është Namir Lapardhaja, anëtar i Këshillit Bashkiak të Beratit, kandidat për kryetar të degës së PD në Berat. Bashkë me Lapardhanë, protestën e prin Genti Zëre, ish Nënkryetar i PD Berat dhe ish nëndrejtor i konvikteve në Qytetin Studenti.

Më tej dallojnë Juvina Qevani, ish kandidate për deputete e PD në vitin 2017 , Nertila Azizolli dhe Nevila Hyska, anëtare të Këshillit Bashkiak nga PD./lexo.al

Ora 19:08
Tensione mes policisë dhe protestuesve në Shkodër, ndërhyn deputeti demokrat Bardh Spahia

Gjatë protestës së sotme në Shkodër ka pasur një moment tensioni mes policisë dhe deputetit të PD-së, Bardh Spahisë.

Në përfundim të protestës, forcat policore kanë dashur të shoqërojnë disa protestues por kanë hasur kundërshtinë e deputetit Spahia, i cili ka ndërhyrë. Ai ka zhvilluar një debat të ashpër edhe me drejtorin e policisë Vehbi Bushati duke i kërkuar të mos afrohet dhe të lejë të qetë protestuesit.

Pas disa minutash debat policia është tërhequr duke mos shoqëruar protestuesit. I kontaktuar nga Report Tv lidhur me këtë ngjarje deputeti Bardh Spahia është shprehur së këto jane provokime të qëllimta të policisë së shtetit që duan të intimidojnë protestuesit, të cilët vijojnë protestën e tyre të lirë.

Ora 17:59
Zhbllokohet autostrada Rrogozhinë-Durrës

Edhe në Rrogozinë për më shumë se një orë, banorët kanë bllokuar sensin e autostrdës Rrogozhinë-Durrës.

Ora 17:51
Pas më shumë se një ore, mbyllet protesta në Berat

Ka përfunduar edhe protesta në Berat. Për rreth një orë banorët bllokuan zonën e quajtuar si “Ura e Varur”, duke protestuar në mbështetje të studentëve dhe kundër çmimit të karburantit.   

Ora 17:10
PD organizon bllokimin e rrugëve në Durrës
Ora 17:01
Dogjën goma dhe përkujtuan rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, përfundon protesta në Shkodër

Rreth një orë pas nisjes ka përfunduar protesta në Shkodër. Banorët kanë liruar rrugën hyrëse të qytetit, pasi gjatë zhvillimit të protestës dogjën goma dhe përkujtuan rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

Ora 16:51
Protesta/ Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Shkodër përkujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës

Arjan Peraj, kryetar i Sindikatës së Arsimit në qytetin e Shkodrës ka përkujtuar rrëzimin e bustit të diktatorit, Enver Hoxha gjatë protestës kundër çmimit të karburantit.

“Si sot 28 vite më parë Shkodra rrëzoi simbolin e diktaturës. Sot bijtë e tyre kanë në dorë fatin e fëmijëve tanë. Mos rrini pas filxhanave të kafeve por hajdeni këtu dhe tregojeni veten”,-tha ndër të tjera Peraj.

Protesta që po zhvillohet në hyrje të Shkodrës po mbështetet nga strukturat e opozitës.

Ora 16:45
Protesta në Shkodër, banorët ndezin goma në hyrje të qytetit

Banorët e Shkodrës kanë ndezur goma në protestën e tyre ndaj çmimit të karburantit. Të mbështetur nga PD-ja, prej gjysmë ore ata kanë bllokuar rrugën hyrese. 

Ora 16:37
Pas gjysmë orë protestë nga banorët, hapet autostrada Tiranë-Durrës

Pas gjysmë ore në protestë, banorët e Durrësit kanë vendosur që të zhbllokojnë autostradën Tiranë-Durrës. 

Ora 16:30
Protestë në Berat, banorët të mbështetur nga opozita bllokojnë ‘Urën e Varur’

Ashtu siç edhe ishte njoftuar, edhe në Berat kanë nisur protesta e qytetarëve në mbështje të studenteve. Banorët e Beratit të mbështetur nga strukturat lokale të opozitës, me pankarta "Mjaft premtime boshe", "Stop rritjes së çmimit të naftës", "Jo taksa të larta" janë vendosur mes dy lagjeve muzeale Mangalem dhe Goricë, në vendin e quajtur Ura e Varur dhe kanë bllokuar rrugën.

Ora 16:23
Protesta edhe Shkodër, banorët bllokojnë rrugën hyrëse të qytetit, nuk lënë as policinë të kalojë

SHKODËR- Protesta ka nisur edhe në qytetin e Shkodrës. Banorët e mbështetur nga PD kanë bllokuar rrugën hyrëse e qytetit, madje nuk kanë lënë të kalojë as makinën e policisë. 

Me pankartën “Shkodra proteston” në duar, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të karburantit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Behari jam.......: 14/12/2018 08:33

    PD e Shkodres diten e katert te protestave ka hedhur ne beteje gjoja "krahun e armatosur" si Ivzi Bushati, Merzuk Lusha, Rrem Shkjau, Zef Gjoni,Fatmir Amuli, Mark Molla, Qylybylin etj etj kaposha qe fryhen kot dhe me nder te hane m*tin!! Eshte katastrofike qe pervec atij te parit qe kam cituar (qe ka fakultet fiskulture) te gjithe te tjeret jane me nga 2-3 te larta por nuk kane shkolle te mesme...dhe shkodranet i shkojne pas vetem e vetem se jane te ushqyer nga nje sidrome dhe ne gjume therrasin "Poshte Komonistat"!!

    Përgjigju
  • Populli: 13/12/2018 16:31

    JANE ORET E FUNDIT TE SALI KRIMINELIT DHE LIKE HAKDUTIT OTA PER KETA TE PA MGOPUR NUMURON SEPRAPI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore