PD: OSHEE vjedh 6 miliardë lekë
në një tender për matësat elektrik

PD: OSHEE vjedh 6 miliardë lekë<br />në një tender për matësat elektrik
Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj Ina Zhupa ka denoncuar një tjetër skandal, që sipas saj, ka prekur Operatorin e Shpërndarjes së Eneregjisë Elektrike.

Sipas Zhupës, 6 miliard lekë janë vjedhur në një tender për vendosjen e matësave të energjisë elektrike, ku ka thënë se kostoja e blerjes së tyre është 1 miliard lekë, ndëkrohë që OSHEE ka dhënë 7 miliard.

Ajo shtron pyetjen se ku kanë shkuar 6 miliard lekët e tjera?

Ja deklarata e plotë e Partisë Demokratike
Zbulohet një prej tenderave më skandalozë të OSHEE-së së Edi Ramës, të bandës që po rrjep shqiptarët çdo muaj, me dhunë me arbitraritet, me mbifaturim.
Shihni pak se çfarë bën banda e Edi Ramës me paratë e gjakut të shqiptarëve.
7 miliardë lekë ka dhënë kreu i kësaj bande, që foli dhe sot për suksese imagjinare, për vendosjen e 50 mijë matësave.
Sipas tregut, vendosja e një matësi një fazor kushton 10 mijë lekë. Ndërsa vendosja e një matësi trefazor kushton 20 mijë lekë. Pra në rastin e shpenzimit maksimal, instalimi i matësave do të shkonte 1 miliardë lekë, per 50 mijë matësa, sipas kostos së tregut.
Por Çela i Ramës, ka dhënë 7 miliardë lekë.
Ku shkojnë 6 miliardë lekë?
Ku shkojnë 6 miliardë që u merren shqiptarëve, të pamundurve çdo muaj, ku askush nuk dëgjon për ankesat dhe askush nuk i pret abonentët për sqarime.
Sigurisht, këto miliarda shkojnë në xhepat e Ramës e oligarkëve të tij.
Ky skandal thellohet edhe më shumë, kur vendosjen e këtyre matësave po e bëjnë punonjësit e OSHEE.
Punonjës që paguhen me taksat tona, ndërkohë që paratë i merr klienti i Edi Ramës që ka fituar tenderin. Pra fitimi i tij rritet edhe më shumë. Hisja që ndajnë oligarkët zmadhohet edhe më tepër.
Kjo është OSHEE e Ramës, kjo është banda që i është vërsulur popullit duke i marrë dhe kacidhen e fundit, për ti ndarë paratë me miqtë dhe klientët.
Shpejt, populli i dhunuar e plaçkitur deri në qindarkën e fundit do ta thotë fjalën, dhe koha që këta hajdutë të japin llogari dhe para ligjit nuk është e largët.

dokumenti i pd

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora