Pas daljes për media, të deputetes Jorida tabaku dhe përgjigjies që id ha asaj Kryeministri rama, PD ka reaguar sërish duke thënë se ajo shqetësohet për mijëra familje që do e kalojnë natën e vitit të ri në mjerim.
Ajo shton se, qeveria po tallet me pensionistët duke iu dhënë lëmoshë atyre sakohë që vjedhjet në dogana janë shumëfishe.
PD ka shtuar se qeveria hoqi nga skema e ndihmës ekonomike 2500 familje, ndërkohë që shton se arrogance e kryeministrit hodhi në rrugë 73 mijë kryefamiljarë.
Ja deklarata e plotë e PD
Shqetësimi ynë është për ato mijëra familje që do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në varfëri dhe mjerim si pasojë e politikave tua të mbrapshta.
Shqetësimi ynë është se tallesh me pensionistët duke u dhënë si lemoshë ca qindarka ndërkohë që ti dhe hajdutët e tu në qeveri vetëm këtë vit keni vjedh nga tatimet dhe doganat 400 milionë dollarë.
Shqetësimi ynë është se tallesh duke u dhënë ca qindarka lëmoshe më të pamundurve ndërsa ti dhe hajdutët e tjerë keni vjedhur vetëm në një vit nga tenderat plot 777 milionë euro.
Shqetësimi ynë janë ato 2500 familje apo ata 10 mijë qytetarë që s’kanë me çfarë të mbyllin muajin e jo më të mendojnë për darkën e viti te ri sepse i ke hequr nga pagesa e ndihmës ekonomike gjatë periudhës korrik- shtator 2015.
Shqetësimi ynë janë ata 73 mijë kryefamiljarë qe arroganca jote i nxori në rrugë vetëm në dy muaj.
Shqetësimi ynë janë ato familje që do ta kalojnë vitin e ri nën dritën e qirinjve sepse s’kanë mundësi të paguajnë faturat e rritura dhe abuzive të energjisë elektrike me të cilat do të mbushet gropa prej 600 milionë eurosh e aferës CEZ.
Shqetësimi ynë është për qytetarët shqiptarë që nuk do gëzojnë dot siç duan femijët e tyre sepse duhet të paguajnë taksat që shtohen, çmimet që rriten për të mbuluar vjedhjen prej 1.2 miliardë eurosh që u keni bërë parave të shqiptarëve
Nuk mund të tallesh më me qytetaret të cilët ditë për ditë i vjedh, i mashtron, i burgos, i dhunon, i shtyn drejt flijimit e sot i shkel në dinjitetin e tyre duke u hedhur ca qindarka lemoshë sikur janë lypsarë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)