PD përshëndet marrëveshjen
e Maqedonisë pa u zyrtarizua

PD përshëndet marrëveshjen<br />e Maqedonisë pa u zyrtarizua
Partia Demokratike ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni, edhe pse një gjë e tillë nuk është zyrtarizuar.

Në një reagim për mediat, selia blu e ka cilësuar marrëveshjen e arritur si një sukses për shqiptarët në Maqedoni.

“Përveç stabilitetit politik në Maqedoni, marrëveshja të cilën faktori i bashkuar shqiptar ia doli ta përcaktojë si kusht për krijimin e qeverisë së re, është një sukses në realizimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Kryelajmi është se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni”, shkruhet në njoftimin e PD.
 
Progresi në përfaqësimin e shqiptarëve në pozicione kyçe të qeverisë së re, PD e shikon si një garanci që platforma do të zbatohet si dhe një garanci për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Reagimi i Partisë Demokratike mbyllet me një premtim për qeverinë e re maqedonase.

“PD i uron suksese qeverise së re në Maqedoni dhe premton se nesër në qeverisje të vendit do të jetë një partnere serioze për të realizuar projektin madhor të integrimit euroatlantik të rajonit tonë si një rrugë e sigurt e forcimit të paqes e stabilitetit në të”, mbyllet reagimi i PD. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu