PD përshëndet qeverinë e re në
Kosovë: Të punojë për qytetarët

PD përshëndet qeverinë e re në<br />Kosovë: Të punojë për qytetarët
 Partia Demokratike ka uruar qeverinë e re në Kosovë, pas marrëveshjes PDK dhe LDK.
 
“Krijimi i qeverisë së re është një zhvillim i shumëpritur nga të gjithë, brenda dhe jashtë Kosovës duke i dhënë fund një periudhe të gjatë bllokimi që vijoi mbas zgjedhjeve parlamentare të qershorit”, theksohet në një deklaratë të PD.

Selia blu ka besim se ndërtimi i qeverisë me bazë të gjërë do t’i shërbejë më së miri interesave të qytetarëve të Kosovës, ndërmarrjes së reformave të rendesishme për përshpejtimin e procesit të integrimit Europian dhe liberalizimit të vizave, njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës dhe antarësimit në organizatat ndërkombetare.

Partia Demokratike edhe një herë të vijojë dialogu me Serbinë dhe shprehet pro  zbatimit tw marrëveshjes historike të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrdhënieve ndërmjet të dy vendeve.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim