PD pa kandidat për Durrësin
Mediu prezanton Dukën nga PR

PD pa kandidat për Durrësin<br />Mediu prezanton Dukën nga PR
DURRËS - Kandidati i djathtë për Bashkinë e Durrësit është përplasja që mund të çojë në një “divorc” të mundshëm mes Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane në zgjedhjet e 21 Qershorit. Fatmir Mediu këmbëngul se Agron Duka është kandidati i duhur për bashkinë e qytetit bregdetar, ku këtë të hënë mori veprimin konkret duke e prezantuar zyrtarisht para strukturave të forcës politike që ai drejton nën siglën e PR-së. Ndërkohë Partia Demokratike ende nuk ka një kandidat për Durrësin, por ajo që A1 Report mëson është se emri i Dukës nuk është në listën e 11 propozimeve që PD-ja e Durrësit i ka propozuar kryesisë. 

Mediu prezanton Duken: Ne koalicon me Bashen vetem nese ka nje kandidat me te mire
Fatmir Mediu prezantoi Agron Dukën si kandidatin e Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit. Ndonëse Partia Demokratike nuk ka vendosur ende përballë propozimit të republikanëve, kryetari i kësaj force politike Mediu tha para strukturave të PR-së në qytetin bregdetar, se Duka është i vetmi kandidat që mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve. 

Kreu i Republikanëve u shpreh se forca politike që ai drejton është treguar korrekte sa i përket negociatave për koalicion me Partinë Demokratike, duke shtuar se nëse do të dilte një kandidat që ka më shumë shanse për të fituar se Duka, atëherë PR do ta mbështesë. Ne te kundert, Mediu la te hapur mundesine e garimit më vete ne zgjedhjet lokale te 21 Qershorit, edhe pse theksoi se pozicioni politik i PR-së është në të djathtën shqiptare.

mediu

“Me integritetin që ka brenda politikës së të djathtës Duka mbetet një nga administratorët më të aftë që e mban derën hapur për çdo njeri pavarësisht bindjeve politike. Duka është një kandidat në emër të së djathtës jo vetëm të RP, pas 15 vjetësh Durrësi të ketë një kryetar bashkie që të dëgjojë qytetarët e tij. Jemi përpjekur të jemi korrekt, jo me Bashën as me Berishën, por me shoqërinë shqiptare, se e djathta nuk është pronë e askujt. Ne jemi në negociata me PD dhe jemi treguar mëse Fair, nëse PD ofron një mundësi tjetër, një kandidat me shanse më të mëdha se Duka do ta shoqërojmë të mbështesim që të fitojë, përndryshe ne do të ecim drejt asaj që na është dhënë si mundësi nga testimi që i është bërë qytetarëve të Durrësit. Nuk është vendim i Fatmir Mediut as i Agron Dukës, duhet qëndrim i përbashkët si të vazhdojmë negociatat me PD, nëse nuk rezultojnë të drejta, të respektimit të të gjithëve, atëherë të gjykojmë se cila është rruga jonë më tej”, u shpreh kryetari i PR-së.

Mediu: Basha insistoi ne kandidimin e Dukes, nga sondazhet del fitues
Mediu tha se emri i Agron Dukës është propozuar personalisht nga lideri i demokratëve Lulzim Basha si kandidat për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 21 Qershorit, por se brenda PD-se jane thurur intriga te cilat kane bere sipas tij, qe emri i Dukes nen siglen e se djathtes te mos zyrtarizohet ende.
 
Që në fillim i kërkuam Bashës të ulemi bashkë të gjejmë një kandidat, mbas disa diskutimesh ka qenë këmbëngulja e zotit Basha që zoti Duka duhet të kandidonte për Durrësin. Duka nuk ka kërkuar të kandidojë, i është kërkuar me insistim të kandidojë. Për të qenë korrekt, organizuam disa sondazhe në bashkëpunim me stafin e zotit Duka ku në të dyja, dilte kandidati favorit brenda PD por edhe në raport me kryetarin aktual të bashkisë.  Mbas gjithë kësaj mundësie, dhe një sondazhi të vetë PS ku Duka ishte fitues edhe përballë kandidatit të tyre, kemi diskutime të brendshme nga intrigat e ulëta deri te diskutimet qorre “Durrësi na takon ne”. Durrësi i takon qytetarëve të Durrësit. PR dhe PD duhet të bashkohen në mënyrë që Durrësi të fitojë kryetarin e bashkisë, Agron Duka është njeri me raporte njerëzore, prandaj jemi sot këtu”, u shpreh Mediu.
 
Mediu: Kemi konsensusin e PD-së Durrës për Agron Dukën
Në fjalën e tij zoti Mediu tha se kandidimi i Agron Dukës ka gjetur konsensusin e Partisë Demokratike në Durrës dhe se vendimi përfundimtar është i gjithi në dorën e kryesisë.
 
“Ka dy negociata, njëri i nivelit politik me kryesinë e PD në Tiranë, se me PD në Durrës është realizuar konsensusi, por uroj që edhe ata në Tiranë të mos dëgjojnë zërin e pazarxhinjve të vegjël, është mëse normale që të ketë vendimmarrje të përbashkëta, nëse është zoti Duka ne jemi këtu për zotin Duka”, tha Mediu.

Ndërkohë dega e PD në Durrës pavarësisht pretendimit të PR ka një listë prej 11 kandidatësh ku kryeson Igli Cara dhe Oerd Bylykbashi. Listë e cila do propozohet në kryesisë e madhe në Tiranë, ndërsa Duka është i pari mes emrave që propozohen nga PR.

mediu edhe te tjere

Mediu: Nuk kemi kërkuar 13 bashki, kemi propozuar kandidatë potencial
Mediu tha se qëllimi i PR-së është për një marrëveshje politike që të bazohet në transparencë dhe kolegjialitet, pasi sic tha ai, qëndrimet duhet të jenë të përbashkëta në kushtet kur kandidati do të jetë i të gjithëve dhe nuk do të mbajë siglën e një partie. Në këtë kontekst ai tha se Partia Republikane nuk ka kërkuar bashki, por ka propozuar kandidatë të cilët kanë më shumë shanse për fitore.
 
“Ne si PR dhe me aleatët, do t’i japim 61 bashkive autoritete fituese që nuk kanë thjesht logo partie, por qe gëzojnë besimin e qytetarëve për të fituar. 13 bashki? Kjo nuk është e vërtetë. PR ka propozuar emra për t’i diskutuar së bashku si dhe kandidatët e tjerë të 61 bashkive, që ne të kemi një qëndrim të përbashkët se kush ka shanse për të fituar. Këtë debat do ta bëjmë edhe me koleg të PD. Nuk kërkojmë ndarje zonash por duam kandidatë që gëzojnë besimin e qytetarëve”, tha Mediu.

Këshilla e Mediut për PD-në është:

“E djathta duhet të vlerësonte zërin e qytetarëve, të bënte qoftë edhe brenda një jave një votim me të gjithë kandidatët dhe të mbështeste atë që merrte vota më shumë. Kjo do të ishte rruga më e ndershme për t’i treguar mbështetësve kandidatin e preferuar. Me zgjedhjet në mënyrë të njëanshme, ai zotëria në bashki do të rrijë këmbëkryq dhe të sigurojë fitoren”. 

Duka: Kandidimi im propozim i vetë PD, dal fitues në sondazhe
Deputeti i Partisë Republikane dhe njëherësh edhe kandidati i propozuar i kësaj force politike për Bashkinë e Durrësit Agron Duka ka theksuar në fjalën e tij se propozimi për kandidat i opozitës në zgjedhjet vendore i ka ardhur nga vetë Partia Demokratike. 

Duke folur përpara strukturave të PR në Durrës, Duka u shpreh se propozimi nuk ka qenë një zgjedhje e tij personale por një sugjerim që ka ardhur nga qytetarët durrsakë por edhe nga vetë PD dhe kreu i saj Lulzim Basha. 
Ai ka nënvizuar se në sondazhet e kryera si nga PR ashtu edhe nga PD është fitues në zgjedhjet lokale të qershorit. Por nga ana tjetër Duka është shprehur se nëse PD propozon një kandidat i cili çon drejt fitores opozitën, atëherë ai dhe PR është e gatshme që ta mbështesë. 

agron duka

“Ju falënderoj për kontributin e dhënë për mandatin e dhënë sot. E dyta lajmi që thuhet nuk besoj se do të jetë shumë i saktë, sepse ata zotërinj do të vepronin në mënyrë institucionale. Unë do të ju rrëfehem për shumë pak minuta. nuk ka qenë aspiratë e imja. Të gjithë e ëndërrojnë, por duke qenë se isha deputet i Kuvendit, nuk kisha ndonjë dëshirë të madhe por ka ardhur si propozim i anëtarësisë së PD dhe PR, dhe më pas edhe i qytetarëve. Ka ardhur më pas sugjerimi edhe nga PD në Durrës. Duhet të jemi të qartë nëse do të kemi shanse për të fituar dhe në sondazhe kemi dalë shumë mirë. Njoftuam Bashën dhe në sondazhin e PD dolëm shumë mirë. Ajo që dua të sqaroj me të gjithë durrsakët, është që sido të shkojnë punët nuk jam grindavec që të marr vendime personale por në bazë të vendimeve të PR. Për mua do të ishte e rëndësishme të fitohej bashkia e Durrësit nuk ka rëndësi emri. Sondazhet janë një farë orientimi. Por nëse nga PD na servilet një kandidat tjetër që mund të na sigurojë fitoren do ta mbështesim. Nëse jo do t’i qëndrojmë vendimit. Unë mbështes çdo kandidat të PD që na siguron fitoren. Arsyeja që ngulim këmbë është të gjejmë një kandidat fitues. Nëse në negociata do të gjejmë një person që mund të na çojë drejt fitores ne do ta mbështesim”,
tha Duka.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve