PD pa lista për këshilltarë në 4 bashki, 16 kandidatë të njohur për kryebashkiak ende të pakonfirmuar! Vetëm PS dhe koalicioni Berisha-Meta në të gjitha bashkitë

PD pa lista për këshilltarë në 4 bashki, 16 kandidatë të njohur për kryebashkiak ende të pakonfirmuar! Vetëm PS dhe koalicioni Berisha-Meta në të gjitha bashkitë

Selia e Partisë Demokratike

Partia Socialiste, koalicioni Berisha-Meta dhe Partia Agrare Ambientaliste janë të vetmet forca politike që do të kenë kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiake në të 61 bashkitë e vendit. Sa i përket Partisë Demokratike, logoja zyrtare forcës më të madhe opozitare në vend, do të mungojë në 4 bashki, edhe pse në fakt ishte premtuar se do të kandidonin në të gjithë Shqipërinë. Partia Demokratike do të ketë listat e saja në 57 bashki dhe do të mungojë në Vorë, Roskovec, Dropull dhe Pustec.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, gjithashtu ka mësuar se PSD në 60 bashki ndërkohë që PDIU do të garojë në 53 bashki me listat e saja. Sa i përket forcave të tjera politike kryesore mund të thuhet se PR do të garojë në 58 bashki, LZHK në 53, PLL në 54.

Ndërkohë që sa i përket garës për kryebashkiakë edhe pse kanë kaluar 8 ditë nga momenti kur përfundoi afati për të paraqitur emrat nga partitë politike ende nuk ka një numër të saktë të Partisë Demokratike se në sa bashki ka garuar. 22 janë emrat që janë lakuar ndërkohë që 6 janë tërhequr ose nuk janë miratuar nga Kryesia e PD.

Kujtojmë se i fundit nga tërhqjet e kandidatët të Partisë Demokratike ishte Gjergji Gjata, i cili u vendos nga PD si kandidat për Bashkinë e Korçës. Ai u tërhoq nga gara bashkë me kandidatët e këshillit bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia, Bujar Vreto  në Librazhd, Ibrahim Bruka  në Vorë dhe Genc Doçi  në Kurbin.

Derisa lista të zyrtarizohet edhe me regjistrimin formal në KQZ, Alibeaj publikisht në fushë-betejë ka kandidatin e Tiranës, të përcaktuar mes dilemash e përplasjesh, Roland Bejkon apo edhe Agron Kapllanajn në Mallakastër, të dy të sulmuar ashpër nga Sali Berisha dhe njerëzit pranë tij. 16 janë ende kandidatët të Partisë Demokratike për kryebashkiakë.

Emrat e PD për 14 Majin

1.   Tiranë-Roland Bejko

2.    Mallakastër- Agron Kapllanaj

3.    Patos- Pranvera Rizai

4.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

5.    Poliçan - Florian Qamo 

6.    Kuçovë - Ilirjan Koxhaj 

7.    Kamëz - Bilbil Bajraktari

8.    Dibër - Naim Gazidede

9.    Dimal- Dritan Sula

10.    Sarandë- Skënder Muço

11.    Mirditë-Mark Ruçi

12.    Vau i Dejës- Klomentina Drini

13.    Gjirokastër-Shemsho Lamaj

14. Këlcyrë-Adriatik Spahiu

15-Bashkia Tepelenë- Sokol Guga

16-Bashkia Finiq- Leonidh  Papa

 

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar

1.    Lezhë - Sandër Marku (tërhequr)

2.    Krujë - Sabah Sheta  (I tërhequr)

3.    Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)

4.    Vorë- Ibrahim Bruka  (I pamiratuar nga Kryesia)

5.    Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)

6.   Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë