Partia Demokratike padit arkitektin danez Bjarke Ingels, duke e akuzuar për përfshirje të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike tek teatri KombëtarPD akuzon aktitektin danez për tre vepra penale,  “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Qartësisht shtetasi z. Bjarke Ingels ka qenë në dijeni të faktit se jemi përpara një oferte të parregullt, dhe me dashje ka pranuar realizimin e saj.”- shkruhet në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Sipas PD, mes të tjerave, në padi, theksohet fakti se për t’i hapur rrugë projektit të Bjarke Ingels, të porositur nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj që në 2016-ën, pa u bazuar në asnjë procedurë ligjore, qeveria ka ndërmarrë disa veprime përpara paraqitjes nga “Fusha SHPK” të propozimit të pakërkuar për të ndërtuar një teatër të ri dhe disa kulla përreth, i cili mban datën Shkurt 2018.

(Kliko këtu për të lexuar padinë e PD)