PD paguan autobuzat, Basha në
Korçë për të marrë furgonat

PD paguan autobuzat, Basha në<br />Korçë për të marrë furgonat
TIRANE- Dita e djeshme ishte tepër e ngarkuar për të gjitha strukturat organizative të Partisë Demokratike që nga kryetari deri tek grupseksionet të cilët nisën punën për të përfunduar të githa masat për të organizuar mitingun e sotëm. Konkretish grupsesksionet puguajtën kompanitë e autobuzëve në mënyrë që të bëhej transporti i militantëve nga rrethet në kryeqytet. Sipas organizimit, të gjithë aktivistët duhet të jenë në Tiranë rreth orën 13:00 dhe më pas duhet t’i drejohen sheshi “Skënderbej” nga ku do të nis mitingu i PD-së.

Motoja e tubimit u bë e ditur nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili në një postim në faqen e tij në “facebook” e bërë publike. Konkretisht ajo ishte “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi”. Burime nga selia blu bëjnë me dije se të gjitha parat për transportin e militantëve janë paguar nga kryetarët e degëve, delgatët apo edhe kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve në mënyrë që anëtarësia të ketë kosto zero dhe që numri i tyre të jetë sa më i lartë.

Basha
Vetë kryetari i PD-së zhvilloi dje disa takime, një tubim në Korrcë dhe një takim tjetër në selinë e PD-së me të rinjtë e partisë. Nga Korça Basha bëri thirrje që të gjithë të jenë të pranishëm sot në Tiranë në mënyrë që të protestojnë kundër qeverisë. Por burimet nga PD bëjnë me dije se krahas kësaj, strukturat e partisë në këtë qytet kanë zhvilluar edhe një takim me shoferët e furgonave në mënyrë që edhe ata të vijnë për të protestuar në kryeqytet kur krahas kësaj, ata të transportojnë edhe militantët e PD-së nga qyteti jug-lindorë drejt kryeqytetit. Kjo mund të shkakoi edhe incidente me policinë rrugore e cila nuk lejon qarkullimin e asnjë furgoni 8+1 pa licensë në transportin e qytetarëve, gjë që mund të sjelli edhe acarimin e situatës.

Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë