TIRANË - Partia Demokratike me anë të deputetit Gjergji Papa, ka akuzuar qeverinë se me vendimin e për heqjen e furgonëve po dënon 21 mijë familje shqiptare. “Edi Rama ka vendosur të lerë pa punë, mbi 21 mijë shqiptarë, të cilët ofrojnë shërbimin e transportit me anë të furgonave”, tha Papa në deklaratën e tij nga selia e PD-së.
“I paaftë për të ofruar siguri rrugore, Kryeministri po dënon kolektivisht, të gjithë këtë kategori, që jetojnë dhe mbajnë edhe familjet e tyre me këtë biznes. Pasi corientoi Policinë e Shtetit dhe strukturat që merren me sigurine në rrugë, duke shkelur ligjin, sot Edi Rama po krijon një plagë të re sociale, me urdhërin e tij për të bllokuar transportin interurban të pasagjerëve me furgona”, theksoi deputeti demokrat në deklaratën e tij.
Sipas Papës, “pjesa më e madhe e drejtuesve të furgonave janë të licensuar dhe paguajnë taksa. Ata ofrojnë një shërbim të cmuar për mijëra qytetarë shqiptarë cdo ditë, të cilët qarkullojnë dhe kryejnë nevojat e tyre nga periferitë më të largëta në qendrat urbane dhe anasjelltas”.
“Por Bllokuesi serial, Kryeministri i vendit, me pretekstin e sigurisë rrugore, ka vendosur dënimin kolektiv, largimin e furgonave nga qarkullmi”, tha Papa.
“Partia Demokratike, e dënon këtë akt të Edi Ramës, dhe i kërkon atij ta rishohë me shpejtësi dhe të heqë dorë nga ky arbitraritet, që do të zhysë në krizë dhe në varfëri më shumë se 21 mijë familje shqiptare që ushqehen nga ky sektor. Ne do të jemi në krahun e të gjithë qytetarëve, që po bëhen cdo ditë e me shume, viktima të bllokuesit kryeministër, të arbitrarit kryeministër”, përfundoi deklaratën e tij, deputeti i PD-së, Gjergji Papa.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com