PD: Papunësia në nivele alarmante 
Shqiptarët borxhe për të mbijetua

PD: Papunësia në nivele alarmante <br />Shqiptarët borxhe për të mbijetua
Në ditën ndëkombëtare të punëtorëve, Jorida Tabaku deputete e Partisë Demokratike, nëpërmjet një deklaratë për mediat nga vendi ku në shtatorin e vitit 2013 duhej të kishin filluar punimet për ndërtimin e tramit, ka theksuar edhe një herë se ka qenë bllokimi i fondeve nga qeveria që nuk ka lejuar fillimin e punës për tramin. Tabaku ka theksuar se niveli i papunësisë në Shqipëri është në shifra alarmante duke theksuar se, 1 maji e gjen Shqipërinë të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim. Ajo ka theksuar se shqiptarët janë në një situatë ku për të mbijetuar marin borxh, situatë e cila ka sjellë edhe largimin e tyre masiv nga shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.
 
“1 Maji e gjen Shqipërinë të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim. Shqiptarët shohin si të vetmen shpresë  emigrimin duke kthyer plagën e vjetër të eksodit të viteve ‘90. Niveli i papunësisë në dy vite është rritur nga 13% në 18.8% dhe më shqetësues është fakti që papunësia ndër të rinjtë është 32,5%.
Më trishtues është fakti se shumica e shqiptarëve  janë zhytur në borxhe, për të siguruar konsumin e përditshëm, pra mbijetesën,  dhe kjo si pasojë e uljes së të ardhurave nga rritja e papunësisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura, në fund të vitit 2014 rezulton në rënie me 1,8%, krahasuar me pjesën e parë të vitit 2014 dhe në një reduktim me 5,5% krahasuar me vitin 2013. Raporti tregon se qeveria çdo ditë që kalon vetëm e thellon edhe më tej krizën. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, 88% e familjeve të intervistuara në 16 zona të ndryshme të vendit thonë se nuk presin asnjë ndryshim, të paktën edhe për 6 mujorin e parë të 2015-ës, madje e shohin gjendjen financiare të tyre në përkeqësim. Larg propagandës së përditshme, ky është realiteti i trishtueshëm që po kalojnë sot shqiptarët.
Çfarë bën kryeministri për të dalë nga kjo situatë? Asgjë, madje bllokon dhe përpjekjet e autoriteteve vendore, për të hapur perspektivën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
Këtu, pas nesh shtrihet një nga veprat më të rëndësishme të 70 viteve të fundit, për qytetin e Tiranës por që në të njëjtën kohë është dhe një kantier i madh punësimi për qytetarët që sot vuajnë për bukën e gojës, pasi do të hapte  2300 vende pune perveç 24. 600 që janë hapur në këto 4 vite”,
theksoi Tabaku.

Tabaku ka theksuar edhe një herë se qeveria ka bllokuar të gjitah fondet për Bashkinë e Tiranës duke theksuar se Kryeministri Rama është përgjegjës për numrin kaq të madh të papunësisë, pasi tramvaji dhe dhjetëra projekte të tjerë në qytet që do të hapnin mijëra vende të reja pune janë të bllokuara nga Edi Rama

“Çdo kryeministër i përgjegjshëm do të bënte çdo gjë për të lehtësuar punën, ndërsa kryeministri ynë e bllokon.
E njëjta histori me terminalin multimodal të pasagjerëve, me tramvajin dhe dhjetëra projekte të tjerë në qytet që do të hapnin mijëra vende të reja pune janë të bllokuara nga Edi Rama dhe bëhet fjalë për vende pune reale, jo punë në letër siç thotë propaganda qeveritare.
Kryeministri turist nuk do t’ia dijë për hallet e qytetarëve, pasi i vetmi shqetësim i tij dhe kësaj mazhorance është pasurimi me paratë e shqiptarëve.
Në 21 qershor, qytetarët do të ndahen nga qeveria e propagandës dhe do të votojnë njerëzit e punës. Oferta e re e Partisë Demokratike është ulja e taksave, është taksa e sheshtë, është tregu  i lirë, është sipërmarrja, është vlerësimi i punës, është puna dhe dinjiteti
”, tha Tabaku.

Redaksia Online
(o.b/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos