TIRANE- Partia Demokratike ka paralajmëruar vendimin e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Demokratët ndërmarrin kështu vendimin politik për të bojkotuar zgjedhjet vendore, nëse ditën e neserme Gjykata Kushtetuese hedh poshtë pretendimin e tyre për shfuqizimin e hartës së re territoriale. Partia Demokratike ndihet nën presion me hyrjen në fuqi të hartës territoriale dhe ndjen frikën e dështimit. Sipas llogarive që janë bërë brenda së djathtës, mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe një grupi ekspertësh, ndarja me 61 bashki i jep fitoren në tavolinë koalicionit qeveritar.
/Shqiptarja.com

Gjykata Kushtetuese të hënën shqyrton kërkesën e PD





