PD paralajmëron se do bojkotojë
punimet e Kuvendit, shkak...
"Partia Demokratia paralajmëron se do kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendin, nëse kryeparlamentari do vijojë t'i drejtojë seancat siç ka bërë deri tani, duke i ndërprerë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha". Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, gjatë një interviste në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Sipas Spahos, Ruçi arriti kulmin duke i ndërprerë fjalën Berishës.
"Partia Demokratia paralajmëron se do kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendin, nëse kryeparlamentari do vijojë t'i drejtojë seancat siç ka bërë deri tani, duke i ndërprerë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha". Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, gjatë një interviste në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Sipas Spahos, Ruçi arriti kulmin duke i ndërprerë fjalën Berishës.
“Unë nuk po diskutoj fare minutazhin për zotin Berisha, por që të ndëpresin fjalën kur ai tha me lejonin të mbaroj vetëm mendimin, kjo është e papranueshme”, tha Spaho. Ai shtoi se nës
e "është për zbatimin e rregullores Ruçi duhet të kishte kurajën t'i ndërpriste fjalën edhe kryeministrit Rama që në shumë raste ndërron temën e diskutimit". “Rasti më i fundit ishte seancën që kaloi kur po diskutohej për tjetër çështje dhe kryeministri paraqiste strukturën e institucioneve të qeverisë. Atëherë përse zoti Ruçi nuk ia ndërpreu fjalën?” pyeti Spaho.
Numri një i grupit parlamentar të opozitë dha edhe një rast tjetër të shkeljes së rregullores nga ana e Ruçit dhe funksionimit sipas të tij me dy standarde. Sipas Spahos kjo ka ndodhur edhe në rastin kur kryetari i grupit të PS Taulant Balla mungonte në sallë dhe në vend të tij në vend që të vijonin fjalimet sipas radhës me deputetë të PD, Ruçi ua dha fjalën deputetët e PS. “
Pra nëse Ruçi premto dhe justifikon zbatimin e rregullores ai duhet ta bëjë si për opozitën dhe si për pozitën”, tha Spaho.
Nisur nga kjo Spaho deklaroi se shumë shpejt grupi do të hartojë një strategji lidhur me këtë mënyrë se si Ruçi po e drejton kuvendin. “
Nuk është çudi që ne të ndërmarrim të gjitha nismat që na mundëson rregullorja e Kuvendi që shkojnë deri në bojkot të Kuvendit”, tha ai. Spaho bëri një analizë të situatës politike në të cilën i mëshoi shumë strategjisë së PD për të bërë një opozitë të fortë në parlament në katër vite. Sipas Spahos, dy janë shtyllat kryesore të veprimtarisë së PD në këto momente analiza për humbjen e zgjedhjeve dhe reforma zgjedhore që do ti japë fund shitblerjes së votës dhe abuzimeve. Spaho bëri publikë idenë e tij të hedhur që në zgjedhjet e vitit 2021 parlamenti të bëhet me 100 deputetë, zgjedhjet të zhvillohen sipas sistemit mazhoritar proporcional, votimi dhe numërimi të jetë elektronik dhe votimi të bëhet I detyrueshëm. Por gjithsesi këto janë do të diskohen për të shkuar më pas në një ligj të veçantë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.1%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.2%
Vota total: 6394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'
5 Gusht, 22:49
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
5 Gusht, 22:45
-
Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar
5 Gusht, 22:23
-
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
5 Gusht, 22:01
-
Mbyllja e 9 degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës, BE: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar
5 Gusht, 21:50
-
Zgjedhjet në Himarë, KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit
5 Gusht, 21:36
-
'Bloomberg' kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve
5 Gusht, 21:33
-
E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut
5 Gusht, 21:20
-
Cërrik/ Vihet në kontroll zjarri në kodrat e fshatit Valas, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të tij (VIDEO)
5 Gusht, 21:00
-
Fredi Beleri pranon humbjen e Gjikurisë, njeh Tavon si kryetar! Kërkesë kryebashkiakut socialist: Ndërto gjimnaz grek në Himarë
5 Gusht, 20:25
-
Shkupi i 'shpëton' një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian! E ndërrojnë në moment të fundit
5 Gusht, 20:19