PD:Pas denoncimeve,Rama pranon
aferën e Skavicës,prokuroria të hetojë

PD:Pas denoncimeve,Rama pranon<br />aferën e Skavicës,prokuroria të hetojë
Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën e saj për nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë për çështjen e projektit të hidrocentralit të Skavicës, pasi sipas PD-së, është një projekt korruptive.

Në një dalje të posaçme për mediat, Eno Bozdo tha se qeveria duhet të shfuqizojë menjëherë bonusin ndaj kompanisë turke dhe të mos bëjë asnjë pazar me këtë pasuri publike. Ai ka shtuar se qeveria është detyruar që të pranojë aferën korruptive për projektin e Skavicës.

Ja deklarata e tij
“Të kapur në mashtrim, paligjshmëri e korrupsion me aferën Skavica, qeveritarët kundërshtojnë njëri tjetrin, ose më sakte njëra palë i kundërvihet palës tjetër.​
Dje Gjiknuri doli kundër Rames. Opinioni publik e pa qartë aferën korruptive që kjo qeveri donte të ndërmerrte me Skavicen, pasurinë më të madhe të shqiptarëve.
Si rezultat i denoncimeve të Partisë Demokratike dhe presionit publik, qeveria u tërhoq dhe pranoi më në fund se ajo ka në dispozicion një studim profesionist të vitit 2009.
Ky studim percakton qartë cili është opsioni më i mirë për të ndërtuar Skavicen, në dobi të interesit publik.
Në këto kushte, e gjithë procedura e marrjes ne konsiderate të studimit të kompanisë Syzer dhe dhënia e bonusit kësaj kompanie, pa transparencë por si rezultat i bisedimeve sekrete, del qarte që është një korrupsion i pastër.
Përse Rama pranoi, dhe i dha bonus studimit të Syzer mbi Skavicen, duke e paracaktuar si fituese, kur kishte ne dispozicion një studim profesional që prej vitit 2009?
Përse qeveria detyrohet tashme të pranojë se ekziston një studim i tillë, kur e kishte dhe e mbajti të fshehur, për të vazhduar me aferën e saj?
Si është e mundur që Rama pranoi një ofertë nga kompania Syzer, ndërsa studimi i plotë për Skavicen ishte ne sirtarin e ministrit Gjiknuri?
A e dinte Rama se Gjiknuri kishte ne dispozicion nje studim te mirefillte? Nqs po, perse ndermorri bisedime te fshehta me Syzer?
A e dinte Rama se eshte e paligjshme te pranosh nje propozim të pakërkuar, kur qeveria ka në dispozicion një studim të mirefillte?
Ne këto kushte, Partia Demokratike kërkon të shfuqizohet Vendimi që i ka dhënë bonus prej 8 pikesh klompanise Syzer.
Kerkojmë një hetim administrativ të mirëfillte, për të zbardhur këtë aferë korruptive.
Ministri Gjiknuri duhet të mbaje përgjegjësi për fshehjen e studimit mbi Skavicën.
Asnjë pazar me Skavicën nuk do të pranohet.
Skavica është dhe do te mbetet pasuri publike.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois