Përgjigja me vonesë i Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesës së SPAK ka sjellë reagimin e PD, ku sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi shprehet se ministrja ktheu përgjigje vetëm pasi u dogjën dokumentet. Bardhin nuk kurseu as akuzat për SPAK duke i cilësuar si bandë hajdutësh që koordinohen në kohë pandemie.

"Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentet në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javën tjetër, behu gati se do vijmë t'i marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie! Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur", shkruan Bardhi.

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje SPAK pas kërkesës së saj të dytë në lidhje me tenderët që po hetohen nga kjo prokurori, menjëherë pasi Report TV publikoi lajmin se 5 pyetjet e SPAK nuk kishin marrë asnjë përgjigje prej më shumë se 10 ditësh.