TIRANË - Partia Demokratike ka kritikuar ashpër sot punën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për situatën e rendit në vend.
“Krimi i organizuar po lulëzon, janë shfaqur grabitjet në rrugët e vendit. Ministri i Brendshëm udhëton nëpër Europë, ndërsa Shqipëria po shndërrohet në hartën e drogës”, thuhet në deklaratë.
PD për këtë situatë ka fajësuar largimet nga detyra pa asnjë motiv të profesionistëve të policisë.
“Për shkak të largimeve nga detyra pa asnjë motiv të profesionistëve të policisë dhe vendosjen në vend të tyre të militantëve janë dyfishuar, trefishuar vrasjet, grabitjet, aksidentet".
PD ka arritur të cilësojë se "pasiguria nuk ka qenë aq e madhe sa në ditët e këtij ministri, kjo është e vërteta e rendit në shtetin shqiptar”, përfundoi deklarata.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com