TIRANE- Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Astrit Patozi ka dënuar rëndë aktin kriminal të mëngjesit të së shtunës. Duke dhënë mesazh për iniciatorët dhe ekzekutorët e këtij akti terrorist, Patozi theksoi se, “edhe në vrimë të miut të futen, do të gjenden, dhe do të vihen përpara drejtësisë”.
 
Më tej duke dhënë mesazh për vlonjatët, nënkryetari i demokratëve të Shqipërisë kërkoi prej tyre të distancohen nga alternativa e tritolit, duke theksuar se “të tilla ngjarje nuk do të ulin entuziazmin e fushatës elektorale të demokratëve, por përkundrazi do e shtojnë atë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)