PD, Patozi: Tre anëtarë kryesie u
shkarkuan, Luli më keq se Enveri
Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi deklaron se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë janë shkarkuar. Ish-deputeti i PD, thotë se ata janë shkarkuar se ‘nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën’.
Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi deklaron se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë janë shkarkuar. Ish-deputeti i PD, thotë se ata janë shkarkuar se ‘nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën’. Për Patozin, kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.
STATUSI I ASTRIT PATOZIT
SHKONI NË VLORË QË TË KUPTONI "BASHKIMIN" E LULZIM BASHËS
Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.
Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.
E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas "fitores" në zgjedhjet e vitit të shkuar.
Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t'i qeverisur?
A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.
Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?
Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët.
Dhe provat t'i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi.
Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.
Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët.
Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t'u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.1%
-
Jo
49.3%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: SPAK dhe baltëhedhja ndaj tij
31 Korrik, 08:09
-
Përfshihet nga flakët magazina në autostradën Tiranë-Durrës, shtëllunga të mëdha tymi ‘mbulojnë’ zonën (VIDEO)
31 Korrik, 08:01
-
Lufta/ Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh vritet në Iran, grupi palestinez: Përshkallëzim serioz! Austin: SHBA do të mbrojë Izraelin nëse sulmohet
31 Korrik, 07:35
-
'Si e ke njohur partnerin?', Mikela Pupa shuan kureshtjen e ndjekësve
31 Korrik, 07:26
-
Në punë bëni kujdes...çfarë thonë yjet për ju sot
31 Korrik, 07:18
-
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024
30 Korrik, 22:54
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02