Dibër- Teksa opozita akuzon mazhorancën për incidente elektorale dhe shkeljen e Kodit Zgjedhor, në krahun tjetër shkon deri në përdhosjen e simboleve kombëtare.

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Dibër, ku është përdhosur me simbolet e PD-së monumenti i Skënderbeut, në 620 vjetorin e Ditës së Emrit të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).

Ndërsa banorët e Njësisë Administrative Kastriot përgatiteshin paradite e sotme (6 maj) të merrnin pjesë në festën e Shëngjergjit, ngjarja e rëndë është shënuar kur monumenti në nderim të Heroit Kombëtar është njollosur e përdhosur me simbole elektorale të Partisë Demokratike.

Kjo ka sjellë edhe rebelimin dhe shqetësimin e banorëve të Kastriotit, të cilët me nismën e tyre kanë lyer e rikthyer në identitet monumentim, pak orë përpara fillimit të ceremonisë të organizuar nga strukturat vendore.

Në Dibër festa e Shëngjergjit festohet në datën 5 maj ku është Nata e Shëngjergjit dhe me 6 maj ku është Dita e Shëngjergjit, teksa këtë herë është kremtuar bashkë me emrin e heroit të madh kombëtar.