PD përfundon analizën e zgjedhjeve
Ristani: Draft për shtimin e degëve

PD përfundon analizën e zgjedhjeve<br />Ristani: Draft për shtimin e degëve
Demokratët kanë përfunduar analizën e zgjedhjeve në të gjitha degët në rrethe, ndërsa drafti i konkluzioneve është hartuar dhe do të shqyrtohet nga kryetari Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë së PD. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Sekretari i Përgjithshëm në PD Arben Ristani, i konsideron normale debatet në këto takime të strukturave të PD-së ndërsa shprehet se ndonëse ende nuk ka një formulim përfundimtar për përgjegjësit e humbjes së zgjedhjeve, ato do të paraqiten në kryesinë e partisë.

"Nga raporti kanë dalë dhe përgjegjësi por formulimet e propozimet për kryesinw akoma nuk kanë mbaruar në këtë drejtim, lidhur me kryetarë të cilët mund të kenë përgjegjësi për mënyrën sesi kanë menaxhuar degët e tyrë partiake," thotë Ristani.

Ristani konfirmon se është hartuar tashmë drafti për strukturimin e ri të Partisë Demokratike, ku parashikohet ngritja e degëve të reja për kontrollin e territorit.

"Kemi përpunuar të gjitha këto analiza, është bërë gati një draft që do t'i paraqitet Kryesisë së Partisë Demokratike për të marrë masat e nevojshme që do të kenë të bëjnë me shëndoshjen e seksioneve të PD-së, me ngritjen e seksioneve të reja atje ku ka pasur problematika, me grup seksionet e Partisë Demokratike, janë disa propozime për ndarje të degëve të PD-së," shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
 
Drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike kundërshtojnë projektidenë për krijimin e degëve të reja në bashkitë qendër qarqesh. Kryedemokrati i Gjirokastrës, Roland Bejko, i Durrësit, Osman Stafa, i Vlorës Moisi Meminaj dhe ai i Elbasanit, Aurel Bylykbashi, janë kundër çdo propozimi që sipas tyre fut në ngërç organizimin dhe funksionimin e PD-së.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike