Partia Demokratike, përmes deputetes Jorida Tabaku, denoncoi sot përkeqësimin e treguesve të ekonomisë në vend, duke kërkuar nga qeveria të ulë në mënyrë të menjëhershme taksat dhe të rikthejë një regjim miqësor për bizneset.
Sipas deklaratës së deputetes Tabaku, duke u përpjekur të fshihet pas realitetit të rënies së rritjes ekonomike, kryeministri Edi Rama nuk arrin të dallojë se në tremujorin e parë të këtij viti kërkesa për mallra dhe shërbime në treg ishte përafërsisht 200 milionë dollarë më pak nga sa ekonomia është e aftë të furnizojë.
Qeveria, tha ajo, e cila përpiqet të fshihet pas ndonjë të dhëne statistikore, nuk sheh se të ardhurat për 95% të qytetarëve kanë rënë sërish duke i detyruar ata të ulin konsumin ose të rrisin borxhin.
ATSH
/Shqiptarja.com