PD:Po bllokohet dekriminalizimi, i
çojmë letër Komisionit të Venecias 

PD:Po bllokohet dekriminalizimi, i<br />çojmë letër Komisionit të Venecias 
Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po bllokon procesin e Dekriminalizimit. Sipas deputetit të PD, Oerd Bylykbashi Kuvendi nuk ka dërguar letrën e tij në cilësinë e kryetarit të komisionit ku kërkon asistencë lidhur me dekriminalizimi. Sipas tij kjo bëhet për të penguar marrjen e ekspertizës së Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve te 21 qershorit.

"Me datë 26 mars, unë në cilësinë e kryetarit të komisionit, i kam kërkuar Kuvendit t’i kërkojë Komisionit të Venecias dhe partnerëve të tjerë, asistencën dhe ekspertizën e tyre lidhur me paketën e amendamenteve të dekriminalizimit. Kjo letër, mbahet e mbyllur në sirtar nga ajo ditë nga përfaqësuesit e mazhorancës në komision. Kjo vonesë pengon marrjen e ekspertizës së Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve te 21 qershorit."- tha Bylykbashi.

Po sipas Bylykbashi mazhoranca ka refuzuar të sjellë edhe ekspertët e saj në komision. Në përfundim të deklaratës së Bylykbashi shprehet se sot do t'i nisin vetë kërkesën Komisionit të Venecias.

Deklarata e plotë e Oerd Bylykbashit
Prej 3 javësh, Edi Rama dhe Ilir Meta mbajnë të bllokuar procesin e dekriminalizimit, duke ndaluar çdo veprim, çdo hap përpara në këtë drejtim.

Me datë 26 mars, unë në cilësinë e kryetarit të komisionit, i kam kërkuar Kuvendit t’i kërkojë Komisionit të Venecias dhe partnerëve të tjerë, asistencën dhe ekspertizën e tyre lidhur me paketën e amendamenteve të dekriminalizimit.

Kjo letër, mbahet e mbyllur në sirtar nga ajo ditë nga përfaqësuesit e mazhorancës në komision. Kjo vonesë pengon marrjen e ekspertizës së Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve te 21 qershorit.

Prej 3 javësh, Edi Rama dhe Ilir Meta, gjithashtu, refuzojnë të sjellin ekspertët e tyre pranë komisionit të dekriminalizimit, megjithë kërkesat tona të vazhdueshme.
Nuk ka më asnjë dyshim, se Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë asnjë grimcë vullneti për të bërë dekriminalizimin. Jo vetëm kaq, por e pengojnë dhe e bllokojnë atë në mënyrë sistematike.

Arsyet janë të dukshme, kërkojnë që dekriminalizimi të mos bëhet, dhe posaçërisht dekriminalizimi të mos bëhet para zgjedhjeve të 21 qershorit, dhe pasojat po i shohim.
Edi Rama dhe Ilir Meta kërkojnë ta mbajnë në këmbë regjimin hibrid që kanë instaluar të krimit me pushtetin dhe të pushtetit me krimin.

Duan të mbajnë këtë regjim, në mënyrë që trafikantët, autorët e krimeve të rënda që sot i kanë deputetë e në pikat kyçe të institucioneve e administratës, të vazhdojnë të shërbejnë për ta në këto zgjedhje, për të blerë vota me paratë e krimit, e për të shantazhuar e kërcënuar votuesit, siç është në zanatin e tyre.

Shembulli më i freskët, është kandidimi nga Edi Rama i deputetit Artur Bushi në Krujë, i ndaluar dhe i arrestuar në Itali për trafik kokaine.

Mbarë qytetarët e vendit janë mbledhur dhe kanë shprehur revoltën e tyre kundër krimit në pushtet e kundër trafikantëve në vendimmarrje. Europa është alarmuar nga shkalla e lartë e inkriminimit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Çdo faktor, e çdo arsye, sot kërkon dekriminalizimin, përveç Edi Ramës e Ilir Metës.
Me aktet e fundit, kjo dyshe e ardhur në pushtet me krimin, ka shkuar shumë larg.

Partia Demokratike nuk do të pranojë që krimi dhe përfaqësuesit e tij të bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Ne sot do t’i nisim Komisionit të Venecias kërkesën tonë që ata të asistojnë procesin e të ndihmojnë me ekspertizën e tyre.

Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund këtij procesi, kësaj nevoje jetike siç është dekriminalizimi.

Nëse Edi Rama dhe Ilir Meta do të zgjedhin sërish krimin dhe inkriminimin, atëherë qytetarët e vendit nuk kanë zgjedhje tjetër përveçse të përmbysin këtë regjim hibrid të krimit me pushtetin.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani