“Përpjekjet restauruese u ndërmorën nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe partnerët e saj në Shqipëri – Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Zyra për Administrimin e Qendrës Historike të Gjirokastrës dhe Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit të Gjirokastrës (GCDO). Procesi i matjes dhe dokumentimit, si dhe zhvillimi i gjithë projektit restaurues shërbeu si trajnim për arkitektë restauratorë të rinj shqiptarë.
Investimi final kap shifrën e 160.000 euro, pjesa më e madhe e së cilit u mundësua nga Bashkëpunimi për Zhvillim me Suedinë, si dhe falë një kontributi më të vogël nga Packard Humanities Institute, nëpërmjet GCDO-së. Falë Bashkëpunimit për Zhvillim me Suedinë u siguruan dhe 12.000 euro shtesë, të cilat shërbyen për kthimin e monumentit të porsa-restauruar në një hostel, i cili përfshin gjithashtu dhe hapësira gjysmë-publike të gatshme për tu dhënë me qira për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.
Duke pasur parasysh të gjitha këto përpjekje, Partia Demokratike nuk mund të përvetësoje arritjet e këtij projekti!
Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha organet shtetërore që ishin partnerë në këtë projekt, duhet të krenohen me rezultatet e tij dhe rritjen e kapaciteteve që u gjenerua. Por Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj nuk mund të njësohen me Partinë Demokratike. Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj i shërbejnë vendit duke përfaqësuar interesin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, besimit, moshës, orientimit seksual, gjinisë apo kombësisë.
Trashëgimia kulturore është një pasuri e përbashkët dhe si e tillë na përket të gjithëve, pavarësisht bindjeve Demokratike, Socialiste, Republikane, apo të ndonjë partie tjetër në Shqipëri, ashtu siç duhet të jetë përbashkët përgjegjësia për mbrojtjen e saj.
Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChëB) e konsideron trashëgiminë kulturore si një përbërës të domosdoshëm të së drejtave të njeriut dhe demokracisë, dhe si një pasuri e përbashkët për mbarë njerëzimin pavarësisht kombësisë apo besimit”.
/Shqiptarja.com