PD: Policët e inkriminuar
janë emëruar si drejtues të lartë
Komisioni hetimor për Policinë e Shtetit në mbledhjen e djeshme është përfshirë nga debate të forta mes deputetëve, shkak i së cilave është bërë propozimi i kryetarit të këtij komisioni Arben Ristani, për marrjen në shqyrtim të një raporti sekret të hartuar nga shërbimet inteligjente në vitin 2004, që implikon në veprimtari kriminale, ish-drejtues të lartë të Policisë të rikthyer së fundmi në detyrë.
TIRANE- Komisioni hetimor për Policinë e Shtetit në mbledhjen e djeshme është përfshirë nga debate të forta mes deputetëve, shkak i së cilave është bërë propozimi i kryetarit të këtij komisioni Arben Ristani, për marrjen në shqyrtim të një raporti sekret të hartuar nga shërbimet inteligjente në vitin 2004, që implikon në veprimtari kriminale, ish-drejtues të lartë të Policisë të rikthyer së fundmi në detyrë. Sipas Ristanit, dokumenti është në shërbim të procesit hetimor dhe mban firmën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Bajram Ibraj. Në përmbajtje të këtij dokumenti sipas deputetëve të opozitës, sqarohet përfshirja në veprimtari kriminale e drejtuesve të lartë të policisë në vitin 2004, të cilët janë rikthyer së fundmi në detyrë
.Por kërkesa e deputetëve të opozitës është kundërshtuar nga nënkryetari i komisionit, Taulant Balla, me pretendimin se ishte në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Komisionit. Sipas Ballës, komisioni duhet të përmbyllë hetimet dhe të dalë me konkluzione brenda pak ditësh.Reagime të forta për këtë çështje ka pasur edhe nga deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili ka deklaruar se është në dijeni të dokumentit dhe se të gjitha ato që thuhen për ish-drejtuesit e Policisë së asaj kohe janë rrëzuar me vendim gjykate.Ndreu akuzoi se në hartimin e dokumentit në fjalë ka pasur dorë ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe i cili është marrë me trafik vizash dhe ka urdhëruar akuzat ndaj drejtuesve të policisë për të njollosur elitën e policisë dhe derdhur vrer ndaj saj.
Deputeti socialist e konsideroi këtë dokument një shashkë të ngjashme me shashkat e Visho Ajazit, që opozita hedh në drejtim të mazhorancës. Dokumenti në fjalë i referohet një hetimi të zhvilluar në vitin 2004 nga Ministria e Brendshme, kohë në të cilën ky institucion drejtohej nga Igli Toska. Reagimi i deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu, ka qenë edhe më i ashpër për shkak se emri i tij sipas deputetëve të opozitës përmendej në dokument për shkak të pozitës si drejtor i Policisë së Tiranës. Edhe më parë deputeti socialist ka hedhur akuza ndaj ish-ministrit të PS-së, Igli Toska, për përfshirje në trafiqe, ndërsa shkarkimet e kupolës së policisë në atë kohë Prendi e ka quajtur si një sulm të urdhëruar, por të gjykuar drejt nga gjykatat. Për ish-ministrin Halimi, kërkesa e opozitës duhet të bëhet menjëherë pjesë e hetimit, duke ju referuar edhe lehtësirave të parashikuara në ligj.
Deputeti i PS-së, Blendi Klosi ka kërkuar nga ish-ministrat e djathtë shpjegime për mosnisje të hetimeve për këtë çështje në kohën kur ata ishin në pushtet. “Jemi gati të kërkojmë edhe falje për këtë çështje, nëse i përfundojmë hetimet dhe rezulton se informacionet e marra janë të vërteta”,- deklaroi deputeti Halimi. Duke shpjeguar se afatet kohore për hetimin kanë përfunduar, Balla ka kërkuar të mos ketë më vonesa, por të hartohet një raport për përfundimin e hetimeve. Në përfundim të diskutimeve, deputetët ranë dakort për hartimin e raportit përfundimtar më 7 maj, edhe pse pritet që palët të dalin me qëndrime të kundërta.
Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Mësuesi akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar, përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis
28 Nëntor, 09:13
-
28 Nëntor/ 69-vjetori i komandantit legjendar Adem Jashari
28 Nëntor, 09:12
-
Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë
28 Nëntor, 08:54
-
Meta nga burgu: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj
28 Nëntor, 08:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53