TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar për situatën kriminale të mujave të fundit në vend. Nëpërmjet deputetit Helidon Bushati, PD ka përsëritur akuzat se në statistikat e Ministrisë së Brendshme janë fshehur rreth 40 përqind të ngjarjeve kriminale, duke iu referuar një grabitjeje të ndodhur në Lezhë dhe tentativës së vrasjes së një punonjësi të policisë pranë ish Stacionit të Trenit në Tiranë.
“Mbrëmë një tjetër vrasje tronditi sigurinë publike në vend. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur të dhëna të sigurta dëshmojnë për një konflikt ku përfshihen interesa ekonomike, të grupeve të lidhura me pushtetin.
Partia Demokratike nuk mund të lejojë që vrasjet të bëhen një lajm i zakonshëm në këtë vend, ndaj ne denoncojmë edhe një herë rënien e autoritetetit të policisë dhe forcës së saj zbuluese, për shkak të largimit të profesionistëve e zëvendësimit të tyre me militantë të Partisë Socialiste.
Rekordi i kriminalitetit po arrin kulmin, ndërkohë që drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Ministri Tahiri po bëhen gjithnjë e më të famshëm për shfaqjen e tyre të përditshme në skenat e krimit. Pasiguria publike është rritur dhe maskat po shfaqen kudo. “- tha sot deputeti i PD-së Helidon Bushati.
Duke reaguar për ngjarjet e fundit deputeti demokrat thotë se “Kjo gjendje është një dështim i policisë së shtetit, dhe triumf i bandave mafioze si në rastin e dy ditëve më parë në mes të ditës në aksin kombëtar Durrës-Peqin.”
Madje PD denoncon se Ministri i Brendshëm dhe Drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk i përfshijnë në letrat e tyre "rreth 40% të ngjarjeve të ndodhura".
“Partia Demokratike denoncoi dy ditë më parë faktin se Policia mbajti të fshehur një plagosje të rëndë të dyfishtë në një bar në autostradën Fushë-Krujë- Lezhë.
Pak ditë më parë në Torovicë të Lezhës janë shfaqur maskat, dhe kanë grabitur një makinë me 10 milionë lekë. Kjo ngjarje nuk është raportuar nga policia.
Mbrëmë, në Tiranë, tek zona e shinave të trenit, ka pasur një tentativë vrasjeje ndaj një punonjësi të Policisë së Tiranës. Edhe kjo ngjarje nuk është bërë publike nga policia.”- tha Bushati.
Partia Demokratike, i kërkon Policisë së Shtetit të refuzojë përdorimin partiak në manipulimin e të dhënave të kriminalitetit dhe të zbatojë ligjin, dhe i bën thirrje Policisë së Shtetit të ushtrojë detyrën dhe përgjegjësitë e saj dhe të sigurojë rendin publik, e ti shërbejë qytetarëve, dhe jo interesave politike të Ministrit e Kryeministrit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com