Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani u ka bërë thirrje komisionerëve të PD të mbrojnë çdo votë të opozitës megjithatë ai ka shprehur keqardhje për humbjen e PD.
“Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çadër dhe një muaj fushatë të përkushtuar.
Po ashtu ju bëj thirrje numëruesve dhe komisionarëve te PD, që të numërojnë çdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht.
Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon”, shkruan Ristani.
Arben Ristani, i renditur i katërti në listën e Vlorës, nga numërimi i deritanishëm i kutive të votimit rezulton se do të mbesë jashtë Parlamentit të ardhshëm.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
