PD: Prenga me precedentë në Itali 
 ndryshoi emrin. Deputeti: Shpifje

PD: Prenga me precedentë në Itali <br /> ndryshoi emrin. Deputeti: Shpifje
TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme Armando Prengën si një deputet tjetër nga mazhoranca për të shkuar kriminale dhe që është futur në Kuvend nga Edi Rama. Në një dalje për mediat, Bashkim Shehu Sekretari për Sigurinë në PD akuzoi sot prengën si një person i cili në të kaluarën ka pasur probleme në Itali dhe jo vetëm.

Sipas selisë blu, Prenga gjithashtu ka edhe një identitet të rremë me qëllim për t’i shpëtuar autoriteteve të drejtësisë.

Por në një reagim për A1 Report, deputeti i PS Prenga i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura duke i cilësuar si një fushatë shpifshjesh ndaj tij. Sipas tij, duhet të marrë fund kjo “llumhanë shpifjesh” nga ana e opozitës drejtuar perfaqësuesve të mazhorancës.

Akuzat PD i bëri në një dalje për mediat ku denoncoi po ashtu dhënien sipas saj në mënyrë të dyshimtë lagunën e Patokut për vëllain e Prengës përmes një tenderi të dyshimtë.
 
Ora 12:30 Prenga: PD të ndalë llumhanën e shpifjeve
I pyetur nga A1 Report pas akuzave të bëra nga ana e PD, Armando Prenga ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga PD për të shkuar kriminale të tij. Sipas deputetit të PS, duhet t’i jepet fund fushatës së shpifjeve nga ana e selisë blu për deputetët e mazhorancës.

Ndërsa lidhur me akuzës se vëllai i tij ka marrë lagunën e Patokut në mënyrë të dyshimtë, Prenga ka theksuar se në fakt ajo i është dhënë në mënyrë klienteliste nipave të ish-deputetes së PD Paulina Hoti.
 
“Nuk merrem me biznes. Merrem me politik. Vëllezërit e mi janë të ndarë nga mua, kanë punët e tyre. Merrem me politikë. Aktualisht lagunën e kanë marrë në mënyrë klienteliste nipat e Paulina Hotit , firma “Cali”. Akuzat e PD nuk qëndrojnë, nëse vëllai im ka marrë diçka jashtë ligjit të reagojnë institucionet. Nëse është marrë në rregull, PD t’i japin fund shpifjeve. I përbuz me neveri këto shpifje. Me vjen keq keq që ende nuk kemi dalë nga një llumhanë e vjetër e PD.” tha Prenga

Ora 11:00 PD: Prenga me të shkuar kriminale e identitet të ndryshuar
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme emrin e një tjetër deputeti të mazhorancës si një person me të shkuar kriminale. Në një dalje për mediat, Sekretari për Çështjet e Sigurisë në PD Bashkim Shehu ka akuzuar deputetin e PS Armando Prenga si një person i cili rezulton të jetë me të shkuar kriminale në Itali dhe në vende të tjera të Evropës.

Po ashtu për PD, Prenga ka ndryshuar edhe identitetin me qëllim që t’i shpëtojë probleme me drejtësinë që ka pasur në të shkuarën. Sipas opozitës, kjo vërteton edhe një herë futjen e personave të inkriminuar në parlament nga ana e Edi Ramës.

Deklaratat nga selia blu, Shehu i bëri gjatë denoncimit edhe të një rasti korruptiv që sipas tij ka të bëjë me dhënien e lagunës së Patokut vëllait të deputetit Prenga me një tender të dyshimtë klientelist. 

"Ndërsa dekriminalizimi është kthyer në nevojë jetike dhe në urgjencë kombëtare, Edi Rama, autori i inkriminimit masiv  të institucioneve e parlamentit, jo vetëm nuk po reflekton, por po bën të kundërtën, po bën edhe biznes me lidhjet e tij kriminale. Dhënia e lagunës së Patokut, një prej pasurive kombëtare, vëllait të deputetit Armando Prenga, është padyshim thellimi i inkriminimit. Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh. Kemi këtu dokumentat që tregojnë se kompania e vëllait të deputetit Prenga ka dalë fituese, ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë. Kështu, Armando Prenga për të cilin ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës, me identitet të ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë, po i forcon lidhjet me Edi Ramën përmes biznesit korruptiv dhe në kurriz dhe dhjetra peshkatarëve që mbanin familjet e tyre deri më sot me këtë aktivitet në Lagunën e Patokut. Ky është një rast i pastër i gërshetimit të lidhjeve kriminale me korrupsion e biznes qeveritar. Kjo është skema e inkriminimit në veprim dhe këtë po bën Edi Rama, me ndarje favoresh të majme me të inkiriminuarit që ka futur në administratë, në zyra, në partinë e tij e deri në parlament. Partia Demokratike paralajmëron Edi Ramën dhe ortakët e tij se nuk do ta njohë këtë kontratë korruptive dhe do ta anullojë atë në momentin më të parë kur të marrrim përgjegjësitë për vendin." tha Shehu

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve