PD prezanton Luan Hakën para demokratëve, kandidati për bashkinë e Dibrës: Jemi të bashkuar! Larg konfliktit politik, në shërbim të qytetarëve

PD prezanton Luan Hakën para demokratëve, kandidati për bashkinë e Dibrës: Jemi të bashkuar! Larg konfliktit politik, në shërbim të qytetarëve

Luan Haka

DIBËR- Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Dibrës, Luan Haka. Prezantimi i tij u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarja e PD, Jorida Tabalu, drejtuesi politik i qarkut, Xhelal Mziu, kryetari degës së Dibrës Naim Gazidede, deputetë si dhe anëtarë të kryesisë së PD.

Para demokratëve, kandidati i Bashës tha se do të qëndrojë larg konfliktit politik, ndërsa shprehu bindjen se demokratët e Dibrës janë të bashkuar.

“Në  6 Mars, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e Bashkisë. Unë, po aq sa krenar, jam edhe përgjegjës për rikthimin e dinjitetit në Dibër. Besimi për t’ju përfaqësuar , përveç kënaqësisë, më ka vënë mbi supe peshën për t’jua kthyer atë Dibër që po na e kalojnë dorë më dorë që nga 2015-ta.

Unë vetëm nuk mundem  të fitoj. Unë bashkë me ju do të fitoj! Mua, përpara se të filloj rrugëtimin e fitores, më duheni ju! Ju, pa të cilët nuk do mund të bëja opozite dhe pa të cilët nuk e dëshiroj fitoren. Demokratët dinë të jenë vetëm të bashkuar.

Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë̈ Dibrën tonë. Dibrën e vjedhur, Dibrën e masakruar, Dibrën e varfër e të harruar. Dibrën, të cilës, ja kam shkelur çdo pëllëmbë, ia di hallet, jetoj në të, dhe di cfarë i duhet asaj. Modestisht , nëse ka diçka për të cilën do ja dija vlerë vetes si kryetar i ardhshëm i Bashkisë, është fakti se ndryshe nga ata që i sjellin nga Tirana e që Dibrës ja mësojnë rrugët vetëm kur ju vjen pushteti, unë di dhe cepin më të harruar të saj, qytetarin më të paushqyer, e rrugën më të pashkelur” - u shpreh Luan Haka gjatë prezantimit me strukturat në Dibër.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm Bardhi dhe nënkryetarja Tabaku në fjalën e tyr e vlerësuan figurën e kandidatit Luan Haka, duke shprehur bindjen se Dibra do të fitohet e do tu kthehet qytetarëve. Më herët, PD ka bërë prezantimin e kandidatëve në 5 bashkitë e tjera, ndërsa gjithë figurat qendrore të selisë blu kanë zbritur në terren në mbështetje të kandidatëve të tyre për garën e 6 marsit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE