PD: Programi për arsimin, rritje pagash
investime e mbështetje për ekselentët‏

Partia Demokratike e konsideron të rëndë situatën e arsimit në vend, por thotë se me programin që ajo ka hartuar synohet që të rriten pagat, investimet dhembështetja për ekselentët.

Ka qenë Luçiano Boçi ai që ka takuar pedagogë të Universitetit të Shkodrës dhe arsimtarë nga ku ka thënë se, gjakmarrja dhe mospërfshirja e fëmijëve të ngujuar ne arsim, mbetet ende shqetësuese. Sipas Boçit, Ministrja e Arsimit bëri shoë me disa fëmijë të ngujuar duke i ofruar një orë mësim në kushtet e shtëpisë, por këta fëmijë ata duan mësim te përditshëm, theksoi Boçi.

Një pedagoge theksoi se konviktetet dhe hapja e shkollave në zona të thella është e domosdoshme, pasi ka ende familje të cilat kanë fëmijë dhe vuajnë mungesën në arsim dhe kujdesin e shtetit.

Boçi, teksa bëri prezantimin e programit për arsimin, theksoi se cilësia e saj është problematike. Sipas tij, duhen politika efikase për rritjen e cilësisë se arsimit ne Shqipëri.

Sipas tij mësuesi duhet të ketë status për të mbrojtur figurën dhe integritetin e tij. Kur PD të vijë në pushtet do të diskutohet në lidhje me krijimin e Urdhërit të Mësuesit, në bazë të ligjit e jo në baza politike. Përsa i përket mitmarrjes në arsim, Boçi theksoi se korrupsioni gëlon në universitete. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre