PD: Pronat publike po u jepen me
koncesion klientëve të Qeverisë

PD: Pronat publike po u jepen me<br />koncesion klientëve të Qeverisë
Nënkryetarja e Departamentit të Pushtetit Vendor në PD, Dhurata Çupi, deklaroi sot nga selia blu se pasuritë publike po u jepen me anë të koncesioneve pa transparencë "klientëve dhe shërbëtorëve të qeverisjes së Ramës".

“Edi Rama i ka dhënë Kaselit, ish-Ndërmarrjen e Gomave, ish-NPV-në dhe ish-Fabrikën e Tubave. 10 mijë metra katrorë në mes të Durrësit i merr shërbëtori i Ramës, ai që po hedh betonin e paligjshëm të Erion Veliajt në Parkun e Liqenit. 52 mijë metra katrorë në mes të Elbasanit, ish-rezervat e shtetit, i shkojnë Lucës së Rozafës. Më i favorizuari mbetet komisari i Jugut, Kokëdhima, i cili u ka vënë syrin pronave më të mira të bregut. E ka nisur me një pronë të Ministrisë së Mbrojtjes në Lukovë, ku një prej objekteve në vendin më të favorshëm turistik me 2135 metra katrorë i jepet Koços”, tha Çupi, e cila paraqiti edhe tre vendimet e qeverisë në lidhje me këto objekte, që sipas saj, provojnë se “në çdo mbledhje qeverie, Edi Rama ndan me koncesion, toka, pyje e kullota, pasuri publike, pa asnjë transparencë, pa kriter, duke ndjekur rregullin e vetëm që është në fuqi: Gjithçka për vete dhe oligarkët”.

Ndërkohë, ajo shtoi se “ka 3 vite që ish-pronarëve nuk u kthehet asnjë m2 truall”.

VKM

VKM

VKM

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari