PD, protestë në Kurbin për
papunësinë dhe ndotjen mjedisore
Dhjetëra qytetarë në Kurbin protestuan sot përpara bashkisë në Ditën e Verës kundër djegies së mbeturinave në kodrën e gjelbër të qytetit duke u kthyer në një rrezik të madh për jetën e tyre. Protesta nisi në sheshin qendror të qytetit të Laçit ku protestuesit kanë kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës që po i varfëron ata çdo ditë e më shumë.
Dhjetëra qytetarë në Kurbin protestuan sot përpara bashkisë në Ditën e Verës kundër djegies së mbeturinave në kodrën e gjelbër të qytetit duke u kthyer në një rrezik të madh për jetën e tyre.
Protesta nisi në sheshin qendror të qytetit të Laçit ku protestuesit kanë kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës që po i varfëron ata çdo ditë e më shumë.
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi akuzoi qeverinë dhe pushtetin lokal se po vret qytetin e Laçit me djegien e mbeturinave duke e kthyer në një skemë të pastër korrupsioni për të ndarë paratë publike.
“
Gjithë qyteti duhet të vuajë për shkak se dy persona ndajnë miliona. i gjithë qyteti duhet të bëjë analizat se rrezikohet nga kanceri i mushkrive për shkak të djegies së mbeturinave në kodrën e qytetit. Kjo rrezikon edhe ujin e pijshëm të Laçit. Për fat të keq qytetarët nuk kanë të sigurtë as ajrin që thithin dhe as ujin që pinë, disa të tjerë ndajnë miliona. Kjo është shumë e rëndë dhe në një shtet ligjor kjo nuk mund të ekzistojë. Duhet të kishte njerëz që duhet të përgjigjeshin penalisht për këtë çështje. Para disa vitesh ka pasur gjobë ndaj bashkisë së Kurbinit kur ishte dhe më e vogël për mostrajtimin e mbeturave, pra për djegien e tyre që çlirojnë gazra toksikë. Unë besoj se shëndeti i fëmijëve tuaj është shumë herë më i rëndësishëm se sa miliona e dy personave që ndajnë me njëri tjetrin”, tha Malltezi.
Deputeti Mhill Fufi dhe kreu i PD në Kurbin Altin Biba kërkuan largimin e qeverisë Rama për keqqeverisjen dhe rritjen e varfërisë.
Në mënyrë simbolike, protestuesit lidhën me zinxhir hyrjen e Bashkisë së Kurbinit.
Më pas, dhjetëra qytetarët janë ngjitur kodrave të qytetit të Laçit, aty ku dhe hidhen prej vitesh mbetjet pranë kurorës së gjelbër të rrethuara nga pishat.
Hedhja e mbeturinave në këtë zonë ka shkaktuar një ndotjet të madhe duke u kthyer në një rrezik real për qytetarët.
Pranë grumbullit të mbetjeve ndodhet dhe rezervuari i ujit të pijshëm për qytetarët laçiane, një mundësi dhe më shumë e përhapjes së ndotjes dhe indiferencës së drejtuesve vendorë. Protestuesit mbollën disa fidanë pranë zonës ku mjetet e bashkisë depozitojnë plehrat e qytetit.
Redaksia onlineShqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
44.7%
-
Të gabuar
51%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 18403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Paqe mes golave spektakolarë, Bayern Munich barazon 1-1 kundër kampionëve të Leverkusen
28 Shtator, 20:38
-
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës shpëtohen 8 turistë holandez! Njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri
28 Shtator, 20:37
-
Vlorë/ Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital
28 Shtator, 20:30
-
Liverpooli 'kafshon' 1-2 Wolvesin dhe merr kreun e Premier League
28 Shtator, 20:27
-
Biden: Vrasja e liderit të Hezbollahut, Nasrallah është një 'masë drejtësie'
28 Shtator, 20:17
-
VIDEOLAJM/ Ushtria izraelite: Bombardime të reja në Bejrut
28 Shtator, 19:59
-
Mero Baze: Bilanci i paqes së Berishës me PS është më i rëndë se bilanci i luftës me të
28 Shtator, 19:58
-
Filmi ‘Prokurori’ vjen në kinema në 10 Tetor, u xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover
28 Shtator, 19:54
-
GOLAT/ Juventusi tri pikë 'me silenciator' për kreun, mposht 0-3 Genoan në 'Marassi'! Dopietë nga Vlahovic
28 Shtator, 19:53
-
Pronat e patundshme rrëmbejnë 25% të investimeve të huaja në Shqipëri, nuk ‘ndalet’ as kredia për blerje pronash
28 Shtator, 19:27
-
Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë
28 Shtator, 19:19
-
‘Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë’, Elia Zaharia poston në Instagram, pak ditë pasi Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e re
28 Shtator, 19:16