PD protestë në 18 shkurt, Basha:
Manifestim kundër qeverisë

PD protestë në 18 shkurt, Basha:<br />Manifestim kundër qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur qytetarët në një protestë kundër qeverisë në datën 18 shkurt. 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryetari i PD shkruan se demokratët do protestojnë kundër varfërisë, padrejtësisë, drogës dhe kriminelëve në politikë. 

Sipas kryetarit të PD, protesta e 18 do të jetë edhe një apel për zgjedhje të lira dhe garantimin e votës. 

"I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë.

Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë.

Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën.

Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit
", shkruan Basha në Facebook.​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve