PD protestë në Krujë: Të largohet
Bushi, ka fshehur të dhëna kriminale

PD protestë në Krujë: Të largohet<br />Bushi, ka fshehur të dhëna kriminale
Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimanilizimin, në Krujë PD kërkon largimi i menjëhershëm i kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi. 

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji i shoqëruar nga qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës, kanë kërkuar sot hetim të plotë për atë çfarë Bushi ka fshehur nga e shkuara e tij. Duke e rrethuar bashkinë me shirita "skenë krimi" Salianji i drejtoi disa pyetje publike kryebashkiakut dhe kryeministrit Rama: A ka përdorur kryebashkiaku emrin Kastriot Cakoni që nuk e ka deklaruar? A është dënuar në Itali për prostitucion, trafik dhe shpërndarje narkotikësh? Sekretari i PD u shpreh më tej se çlirimi i institucioneve nga krimi është emergjencë kombëtare dhe se të dhënat e fshehura në formularët e vetëdeklarimit do të ndiqen me prioritet nga Partia Demokratike dhe Prokuroria.

"Jemi sot para Bashkisë së Krujës, një prej institucioneve që Rama i ka vendosur damkën e turpit duke emëruar një prej personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, një njeri me precedent të rëndë penal siç është Artur Bushi. Në formularin e vetëdeklarimit ka deklaruar vetëm një pjesë të veprave penale si akuzat për prostitucion, akuzat për trafik droge që ka nga drejtësia italiane. Jemi sot këtu për të treguar që çlirimi i institucioneve nga krimi është një emergjencë kombëtare dhe flirtimi dhe mbarsja e Ramës me persona kriminalë i ka ardhur fundi me ligjin e dekriminalizimit. Sot i bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojë rastin e Artur Bushit dhe bëjmë edhe disa pyetje; A e keni pasur emrin Kastriot Cakoni? A jeni dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me emrin Kastriot Cakoni? I presim përgjigjet dhe presim hetimin e plotë e të gjithanshëm të Prokurorisë, për t’i dhënë fund mandatit të krimit e pushtetin ta marrin njëherë e mirë qytetarët e këtij vendi”, tha Salianji.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës