PD protestë në Kukës, Basha: LSI
streha e maskarenjve, rasti "Halilaj"

PD protestë në Kukës, Basha: LSI<br />streha e maskarenjve, rasti
KUKES - Partia Demokratike ka protestuar ditën e sotme në Kukës kundër qeverisë duke kërkuar largimin e Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij Kreu i PD Lulzim Basha akuzoi qeverinë dhe konkretisht dyshen Rama-Meta që sipas tij po e çojnë vendin drejt çdo ditë e më shumë drejt greminës.
 
Basha theksoi se vendi sot qeveriset nga një bandë, duke kërkuar që kuksianët t’i ndëshkojnë me votë më 21 qershor në zgjedhjet vendore.  Kjo pasi për kreun e demokratëve vendi ka nevojë për një ofertë të re që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe opozita e ka gati një të tillë.
 
“Se i thamë që kur deputeti ishte i kërkuar në Belgjikë, e mori e bëri aleat. Po tani kur erdhi kërkesa nga Brukseli që kërkon arrestin për vrasje çfarë do të thotë Edi Rama? A do të mbajë përgjegjësi, e përdori për hetimet ndaj Ilir Metës, votoi ligje me të. Rama e ka mbushur grupin parlamentar me të inkriminuar. Kur mbarë populli janë tronditur nga gangsterët, i vetmi që nuk thotë termin dekriminalizim është Edi Rama. Por kriminalizimi është nëna e të gjihë të këqijave, ndonëse Rama nxjerr çdo ditë zëdhënësit e tij të flasin. Populli është në këmbë, në sheshin e bashkimit, me qytetarët e ndershëm me të cilin duhet të bëjë ballafaqim. Ne do t’i nxjerrim banditët nga zyra me hir apo me pahir. Ne jemi të vendosur ta çojmë betejën deri në fund. Por ky është hapi i parë, përpara kemi ndarjen përfundimtare nga krimi dhe këtë do ta bëjmë më 21 qershor. Vendi ka nevojë për një ofertë të re për të cilën koha po afron. Kemi një ofertë të re të një qeverie që ndodhet në krahun tuaj, që jep llogari, për një rend të ri, për ulje taksash, për faljen e kamatvonesave, lekët për investime. Ora e së vërtetës po vjen.” tha në fhalën e tij Basha Fjala e plotë e kryetarit të PD Lulzim Basha në Kukës
 
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot