PD proteston në Shkodër, Basha:
Nga këtu nis pranvera e shpresës

PD proteston në Shkodër, Basha:<br />Nga këtu nis pranvera e shpresës
SHKODER - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa ka mbajtur protestën e radhës në  Shkodër tha se nga ky qytet do të nisë pranvera e shpresës. Duke kujtuar 2 prillin (në protestën e 24 viteve më parë kundër ish-pushtetit komunist, mbetën të vrarë katër të rinj shkodranë, konkretisht Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, të gjithë 21 dhe 22 vjeç) kryedemokrati Basha tha se protesta masive do të ketë në çdo qytet me qëllim largimin e Metës dhe Ramës.

“2 Prilli i vrasjes se Arbenit, Bujarit, Besnikut dhe Nazmiut është padyshim dita e pakthyeshme për familjet dhe të afërmit e tyre, për miq, qytetarët e Shkodrës e Shqipërisë. Por, është në të njëjtën kohë dita e një dëshmie të shkruar me gjakun e kulluar të bijëve të Shkodrës. Tirania komuniste në Shqipëri e kishte nisur, vazhduar, mbajtur me dhunë dhe po e mbyll me dhunë nga trashegimtarët sot në pushtet. Trashegimtarët e bllokut Hoxhist nuk lënë mjet pa përdorur  në dhunim të lirive kushtetutuese dhe lirive te qytetarëve. Kjo është një dëshmi që ju flet dhe duhet t’u flase brezave si dëshmi e gjallë. Qytetarët e Shkodrës nuk harrojnë, rinia shqiptare e viteve ’90 nuk i harron kurrë krimet e diktaturës. Rinia e sotme e Shkodrës nuk ka si mos ta dijë dhe të mos jetë krenare për historinë e këtij qyteti me emër të madh, shembull i qytetarisë, trimërisë dhe i kurajos civile. Shkodra, qyteti bastion i demokracisë, i rezistëncës atikomuniste, embrioni, Joruzalemi, Betlehemi dhe Meka e demokracisë, e di mirë se trajektorja e pushtetit punist në diktaturë dhe e trashegimtarëve të tyre sot në post-diktaturë ka kaluar në tre stacione. Ideologjia vrastare sistem, korrupsioni i ngritur në sistem dhe gjithashtu, krimi i ngritur në sistem. Kjo është trajektorja e izolimit të vendit, të poshterimit të popullit, e varfërimit të vendit. Qëllimi dhe objektivi është i njëjti, po i pari, ai i etërve të tyre në diktaturë”, tha BashaFjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Në fund të fjalës së tij, Basha u shpreh se “Jemi përballë një diktaturë të re, Shkodra dhe Shqipëria nuk mbajnë më varfëri dhe krim, pasi ata me të njëjtën pabesi nënshkruan marrëveshjen e 1 Prillit (koalicioni) dhe prenë në besë Shqipërine, ndaj kjo qeveri duhet larguar. Në zgjedhjet e 21 qershorit do t’i themi jo sundimi, jo Metës e jo Ramës”.

Por kreun e PD-së në këtë protestë duket se e ka braktisur edhe ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Kjo është ndër të paktat herë që Topalli mungon për të bërë homazhe në 2 Prill në Shkodër. Nga ana tjetër në takimin me kryesinë e partisë, Basha ka kërkuar angazhim maksimal për zgjedhjet e 21 Qershorit. Burime bëjnë të ditur se Basha ka kërkuar nga kryesia e PD-së që në zgjedhjet lokale rezultati të jetë i thellë në 5 bashkitë e qarkut Shkodër.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve