PD-PS bien dakord, Byroja e
Hetimit në varësi të Prokurorisë

TIRANË - Ndryshon drafti i qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit. Mazhoranca dhe opozita në Komisionit për Reformën në Drejtësi kanë rënë dakord që ky institucion i ri të mos jetë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme as në varësinë e Prokurorisë së Përgjithshme.
 
Byroja e Hetimit do të jetë nën varësi të Prokurorisë Speciale, që do krijohet pas miratimit të reformës në drejtësi. Konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për këtë pikë është arritur brenda pak minutash diskutimesh, për shkak edhe të ndihmës që kanë dhënë ekspertët ndërkombëtar te EURALIUS dhe OPDAT.
 
Kujtojmë që shumica kërkonte që byroja e hetimit të ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme.
 
Gjithashtu është gjetur dakordësi edhe për përbërjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përbërja e këtij institucioni të ri do të përcaktohet nga ekspertët ndërkombëtarë të EURALIS DHE OPDAT.
 
Më parë mazhoranca kishte propozuar që ky këshill të përbëhej nga 5 anëtarë, 3 nga shumica dhe 2 nga opozita.
 
Mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi do të vijojë në orën 18:00 por edhe ditën e nesërme.
 
Reforma në Drejtësi, Halimi: Ka dakordësi mes palëve për pikat e para

Deputeti demokrat Eduard Halimi, tha se komisioni “ad hoc” për reformën në drejtësi ka ndërprerë momentalisht punimet për një pushim, për t’u rikthyer sërish në orën 18:00.
Halimi, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e komisionit, deklaroi për mediat se forcat politike kanë rënë dakord për 2-3 pikat e para që u diskutuan dhe për disa çështje teknike, të cilët më pas do iu kalojnë ekspertëve.

Ai i cilësoi racionale bisedimet mes palëve

“Sot, ka votuar vetëm Partia Demokratike bazuar mbi parimet e komisionit te Venecias që PD kërkon”, deklaroi Halimi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas