PD-PS në “testin” e konsensusit
afat deri në vjeshtë për “drejtësinë”

PD-PS në “testin” e konsensusit<br />afat deri në vjeshtë për “drejtësinë”
TIRANE- Reformimi i sistemit të drejtësisë, një nga 5 prioritetet e përcaktuara nga Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, përveç rregullimeve ligjore, kërkon si domosdoshmëri edhe ndryshime në Kushtetutë.

Ky moment duket se do të shërbejë si faktor përcaktues në raportet e mëtejshme mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, pasi vetëm një votë unanime do të ishte e vlefshme për bërjen e 94 votave, ose 2/3 e Kuvendit, për të miratuar kështu reformën në drejtësi. Burime në PD bëjnë të ditur se janë në komunikim me përfaqësues të mazhorancës, kjo për të përafruar draft-propozimet për secilën kolonë të sistemit të drejtësisë.

​Por demokratët nuk fshehin skepticizmin e tyre sa i takon qëndrimit që do të mbajë mazhoranca ndaj reformës në gjyqësor,nisur nga drafti i një viti më parë të cilin qeveria ia dërgoi Kuvendit, i cili është kundërshtuar fort nga opozita si ndërhyrje në gjyqësor dhe hakmarrje politike.

PD ka kërkuar që reforma në sistemin e drejtësisë, të vijë si një dokument strategjik i hartuar nga ekspertë të vërtetë dhe të mençur të jurisprudencës europiane, larg qeverisë dhe çdo tendence për të krijuar idenë se gjyqësori do të përdoret ndaj kundërshtarëve politikë.

Pikërisht reforma në gjyqësor pritet të jetë edhe “përballja” mes dy krahëve, me opozitën që është dyshuese ndaj çdo amendamenti të mazhorancës dhe këtë të fundit që e sheh reformën si të vetmen mundësi reale për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës