PD: Pse s'flisni për akuzat? Lutaj:
Po presim që të vizitohet Manjani

PD: Pse s'flisni për akuzat? Lutaj:<br />Po presim që të vizitohet Manjani
Vendimi i kryeministrit Rama për shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë dhe akuzat e tij në drejtim të socialistëve, kanë shkaktuar debate të forta në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.
 
Në nisje të mbledhjes, deputeti demokrat Eduard Halimi tha se qeveria ka heshtur lidhur me akuzat e forta të Manjanit për tema shumë të ndjeshme, si ajo e kanabisit, dosja Balili, koncesionet, apo presionet ndaj gjyqtarëve.

Sipas Halimit, kjo tregon se gjithë sa tha Manjani janë të vërteta, pasi asnje nga ministrat nuk i përgënjeshtroi.
 
Pas tij ka replikuar deputeti i PS-së, Piro Lutaj, duke kaluar në kundërsulm ndaj Manjanit.
 
Ai ka theksuar se nuk mund të shprehen ende, pasi presin vizitën mjekësore të Manjanit para se të reagojnë.

Debatet te komisioni i ligjeve

Eduard Halimi: Asnjë lloj përgënjeshtrimi nga ministrat. Ju s'jeni dëshmitarë, të ndëruar kolegë, ju jeni deputetë këtu si puna jonë. Ata që janë dëshmitarë, kryeministri dhe ministrat duhet t'i përgjigjen. Përderisa ata nuk përgjigjen, ato që ka thënë Manjani dje janë të vërteta. 

Gent Strazimiri: Për ironi të fatit, sot kalendari na ka sjellë një propozim të Edi Ramës me firmën e Saimir Tahirit, dy firmat e më të inkriminuara që nga dje me një dëshmitar ekselent e të ndritur që i di të gjitha më se çdo njeri tjetër 

Ulsi Manja: Opozita është katandisur dhe kërkon të mbajë gjallë kauzat e opozitarizmit me teza të tipit që lançoi dje ish-ministri i Drejtësisë. Më vjen keq por rruga e kësaj opozite për të ardhur në pushtet është e largët. 

Dashamir Peza: Ylli Manjani paska bërë një gjë të mirë të paktën, se i solli në komision, na merr malli t'i shohim këtu kolegët tanë të opozitës. Vijnë këtu e bëjnë megafonin e Ylli Manjanit. 

Piro Lutaj: Kolegu Manjani kërkoi një prononcim të mazhorancës dhe unë i them që ne do presim vizitën mjekësore të ish-ministrit të Drejtësisë dhe pasi të dalë mirë ai, ne do të themi ndonjë fjalë. 

Fatmir Xhafaj: Z.Lutaj, të lutem! 

Komisioni kishte në rend ditë diskutimin për kandidaturat për Avokatin e Popullit, ndërsa opozita u largua.
 
Në fund komisioni vendosi që nga 20 kandidaturat, 5 ti skualifikonte, pasi nuk plotësonin kriteret ligjore.
 
Lista me 15 emrat e mbetur në garë i dërgohet Kuvendit, ndërsa kush do të marrë 28 firma do të futet për votim në seancë plenare.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu