Partia Demokratike ka ripublikuar sot per te disa here dosjen e plotë të Gjykatës Italiane, ku tregohet se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar për trafik ndërkombëtar droge ne viti 2008 pas nje arrestimi te ndodhur ne 2002.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se vetë Xhafaj e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se dënimi i vëllait të tij është një çështje e sajuar nga opozita, pasi s’ka fakte dhe prova.

 

Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të vëllait të tij, Agron, se është i dënuar me vendim gjyqësor në Itali de se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, duke u hetuar i lirë, pasi vëllai ishte i pushtetshëm. Vëllai i Fatmir Xhafajt është i dënuar në Itali, por jeton i lirë në Shqipëri. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka jo vetëm përgjegjësi politike dhe morale në këtë çështje, por mbi të gjitha ka përgjegjësi ligjore. Është detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim.

1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj

6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?

7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Shqipëria është vendi i vetëm në botë, ku ministri i Brendshëm ka përgjegjësinë për të arrestuar vëllain e tij për trafik droge, por luan rolin e të paditurit. Shqipëria është vendi i vetëm në botë, ku ministri i Brendshëm të përfshirë në trafik droge.

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD

Ndërsa eksperti ligjor në PD, Gazmend Bardhi bëri interpretimin e dokumenteve.

Nga shqyrtimi i vendimit gjyqsor dhe dosjes përkatëse penale rezulton se, Agron Xhafaj është dënuar: 1.  Për pjesmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të lëndëve narkotike. Marrëveshja mes grupeve kriminale, në njërin prej të cilëve bënte pjesë Agron Xhafaj ishte për shkëmbimin fillestar të 50 kg heroinë me 300 kg kokainë.

Në operacionin për zbulimin e trafikut ndërkombëtar të drogës merrte pjesë një agjent i DEA-s. Atij iu dorëzua 1 kg heroinë, të cilën e siguroi për llogari të grupit kriminal të Italisë Agron Xhafaj. së dyti, është dënuar për drejtimin e një rrjeti të shpërndarësve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja, Itali.

Gazmend Bardhi, ekspert ligjor në PD


Më poshtë dokumentat e publikuar nga PD për dënimin e vëllait të ministrit Xhafaj në Itali