Ata ishin protagonistët e atij tubimi, pasi qëlluan me gurë dhe sende të tjera në drejtim të selisë së Këshillit të Ministrave, ndërsa më pas i vunë zjarrin bunkerit muze pranë Ministrisë së Brendshme.
Nga sot, KRAH-u do të ketë edhe një himn, ose një këngë kushtrimi...për liri!
Në vargjet e himnit bëhet thirrje për marshim e beteja, për të shpëtuar atdheun. “E dit' e nat' për të KRAH nuk ndalet, Atdheu ne na fton, ne na fton Atdheu Adheu ne na fton, ne na fton! Na prin Shqiponja, na prit o popull, Po vijmë ne për shpëtim... Jemi stërnipat e Kastriotit, Beslidhur n'përbetim, N'beteja t' reja si burra t'motit”, thuhet në tekstin e himnit të (KRAH).
Me sa kuptohet nga vargjet, KRAH bën thirrje për rebelim, për të shpëtuar vendin..., por se kush është armiku s’dihet...!